AKR-ja e shokuar pas shkuarjes së Reshitajt tek Haradinaj: Ajo ishte e preferuara e Pacollit

Sekretar i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka komentuar emërimin e Albena Reshitaj si këshilltare e kryeministrit Haradinaj.Makolli ka thënë se AKR nuk ka qenë në dijeni se kjo është arsyeja e largimit të Reshitajt nga posti i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.Ai shprehur i çuditur nga veprimet e ish-ministres nga […]
“AKR nuk ka qenë fare në dijeni se Albena Reshitaj do të emërohet, këshilltare e Haradinajt, e tërë që ne kemi ditur është se ajo ka dhënë dorëheqje për aryse të cilat ajo i ka cekur, pra, personale”, ka thënë ai Makolli.
Sekretari i AKR-së është shprehur i zhgënjyer me veprimet e Reshitajt.Ai thotë se në zgjedhjet e kaluara, Reshitaj ishte e preferuara e Behgjet Pacollit, dhe ky veprim i saj është për të ardhur keq.
“Ajo ka qenë e favorizuar brenda partisë tonë, bile- bile ka qenë ma e favorizumja e presidentit Pacolli kur është bërë fushata në zgjedhje, andaj është duke më çuditur fakti se si ajo ka vepruar në këtë mënyrë. Automatikisht siç lexova edhe në portalin tuaj i paskan premtuar të kandidoj në zgjedhjet lokale si kryetare e Suharekës, që po më çudite me të vërtetë është non-sens. Me thënë të drejtën po më vjen keq personalisht dhe AKR-së si parti”, është shprehur ai.
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Haradinaj përmes llogarisë së tij ka bërë të ditur se ka emëruar, Albena Reshitajn si këshilltare.Ndërsa, me rastin e emërimit këshilltare politike e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Reshitaj ka marrë premtime nga ana e shefit të ekzekutivit se do të kandidohet për kryetare të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale.Kështu ka bërë të ditur një burim i mirinformuar brenda Qevrerisë së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, Reshitaj është pajtuar me propozimin e Haradinajt me çrast edhe i është bashkuar kabinetit të Kryeministrit.
“Pas përfundimit të mandatit të kryetarit të Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, AAK-ja do ta kandidoj për kryetare znj. Albena Reshitaj, tani këshilltare e kryeministrit”, tha ky burim.Ndryshe, Reshitaj njoftoi të mërkurën për dorëheqjen e saj nga posti i ministres, zyrtarisht për “arsye personale”. Këtë dorëheqje e kishte miratuar menjëherë kryeministri Haradinaj./Blic/












