Ahmeti: Në pesë vjetët e ardhshme do të merremi me kanalizimet

Ahmeti: Në pesë vjetët e ardhshme do të merremi me kanalizimet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në pesë vitet e ardhshme do të merren me rregullimin e kanalizimeve në kryeqytet. Sipas tij  kjo do të bëhet  për të evituar përmbytjet që po bëhen për shkak të reshjeve të shiut. Ahmeti tha se punimet që do të bëhen në rrjetin […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në pesë vitet e ardhshme do të merren me rregullimin e kanalizimeve në kryeqytet.

Sipas tij  kjo do të bëhet  për të evituar përmbytjet që po bëhen për shkak të reshjeve të shiut.

Ahmeti tha se punimet që do të bëhen në rrjetin e kanalizimit janë të kushtueshme, e për këtë arsye ai u shpreh se pret ndihmën e Qeverisë së Kosovës.

Këto deklarime kreu i Prishtinës i ka bërë në një konferencë ku janë paraqitur projektet infrastrukturore të vitit 2018.

“Në 5 vitet e ardhshme Prishtina do të merret goxha si shumë me kanalizime të cilat nuk janë projekte që duken se janë nëntokë, por janë tepër të rëndësishme për qytetin tonë. Pas përfundimit të ujit tash do të fokusohemi në kanalizim. Këto janë projekte të shtrenjta, shpresoj që do ta kemi edhe ndihmën e Qeverisë që të financohen një pjesë e kolektorëve, sepse Qeveria ka nënshkruar një kontratë me Qeverinë franceze për ndërtimin e fabrikës së trajtimit të ujërave të zeza të regjionit të Prishtinës, e cila do t’i trajtojë të gjitha ujërat e zeza. Mirëpo, unë e kam thënë që keni filluar mbrapsht se pa i pasur kolektorët nuk e di se çka do të trajtoni aty. Ideja është që të finalizojmë të gjithë kolektorët në mënyrë që ta kemi fabrikën”, tha Ahmeti.

Për këtë çështje, drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti, tha se në janar do të dërgohen të gjitha projektet në prokurorin që në pranverë të fillohet me punime.

Po ashtu, ai bëri të ditura edhe rrugët ku do të punohet në rrjetin e kanalizimit e që janë më prioritare.

“Janë katër lagje ku i kemi detektuar bazuar në ankesat dhe problemet që i kemi që ka të bëjë me rrugët tek ‘Agim Ramadani’ rruga ish ‘Dubrovniku’ tash që quhet ‘Gazmend Zajmi’.  Aty do të bëjmë komplet rregullimin e kanalizimit fekal për arsye se ne kemi ardhur në përfundim se bartet uji edhe në sheshe, do ta eliminojmë ardhjen e ujit në shesh. Po ashtu, në ‘Pejton’  do ta bëjmë komplet rregullimin e kanalizimit dhe tek lagjja ‘Qëndresa’”, bëri të ditur ai.

Kryetari  Ahmeti ka bërë të ditur se faza preliminare e parakualifikimit të parkingut nëntokësor tek Fakulteti i Filologjisë ka kaluar, ku janë përzgjedhur 6 konsorsiume.

Tash sipas Ahmetit, ka mbetur vetëm të bëhet shpallja e tenderit dhe në momentin kur do të shpallet fituesi do të fillojnë punimet, ku sa i përket punimeve ai tha se mund të fillojnë deri në fund të këtij viti.

“Tash kalojmë në fazën e tenderimit dhe në momentin që e shpallim fituesin deri në fund të vitit mund të fillojnë punimet që do të zgjasin 18 muaj për ndërtimin e parkingut nëntokësor që ka minimumin 500 parkingje, Por, mund të shkojë deri në 900 varësisht prej ofertave që i ofrojnë ofertuesit që tashme janë pakualifikuar dhe i kanë arritur standardet të cilat ne i kemi kërkuar, e që kanë qenë që ta kenë minimum profitin 7 milion euro në vit për tre vitet e fundit, t’i kenë të gjitha deklaratat financiare të audituara. Pra, po flasim për kompani serioze në mënyrë që  mos të kemi ndonjë problem”, tha ai.

Ahmeti është shprehur se probleme në kryerje të punimeve po u shkakton ligji i prokurimit, që po i detyron të shkojnë me çmimin më të ulët edhe kur e dinë që disa kompani nuk janë në gjendje që ta përfundojnë atë projekt që e marrin.

“Brengën tonë që kemi momentalisht me ligjin e prokurimit dhe po ashtu me funksionimin e disa prej institucioneve të cilat neve na detyrojnë gati se gjithmonë të shkojmë me çmimin më të ulët edhe kur e dimë që kompanitë nuk janë në gjendje që ta përfundojnë atë projekt. Shumë shpesh na ka ndodhur që ne i kemi kërkuar OSHP-së që disa kompani të futen në listën e zezë, ato ose nuk futen ose kur futen kompania mbyllet dhe e hapin me emër tjetër. Pastaj, po të njëjtat kompani aplikojnë, kur nuk i zgjedhim ankohen në OSHO dhe zakonisht fitojnë dhe pastaj ne ballafaqohemi me vonesa për shkak se kompanitë thjeshtë nuk e kanë kapacitetin për të përfunduar një projekt”, tha ai.

Për një arsye të ngjashme Ahmeti tha se e ka dërguar kërkesën për shkëputjen e kontratës me kompaninë që është kontraktuar për përfundimin e punimeve tek ‘Kurrizi’.

Kreu i Prishtinës bëri të ditur se në planet e komunës për vitin 2019 është edhe krijimi i një kompanie komunale për sanimin e gropave, e kjo sipas tij për arsye se po kanë probleme me kompanitë që po i marrin tenderët për këtë çështje.

Po ashtu, u bë e ditur se në shtator do të hapet konkursi  për dizajnin e sallës koncertale, e që Ahmeti tha se sipas të gjitha gjasave ndërtesa e saj do të behet aty ku aktualisht është Administrata Tatimore e Kosovës.

Në këtë konferencë janë paraqitur edhe disa projekte infrastrukture që janë përfunduar dhe që janë duke u punuar që nga janari e deri më tani./M.Duraku/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?