Ahmeti fajëson Qeverinë për ngecjen e projekteve në komunë

Ahmeti fajëson Qeverinë për ngecjen e projekteve në komunë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi sot se mos rishikimi i buxhetit nga Qeveria pritet të shkaktojë probleme në projektet e Komunës së Prishtinës. Ai e ka dhënë një arsye se pse pushteti nuk e ka bërë rishikimin e buxhetit, e që sipas tij është mungesa e votave në Kuvendin e Kosovës. Ahmeti, […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi sot se mos rishikimi i buxhetit nga Qeveria pritet të shkaktojë probleme në projektet e Komunës së Prishtinës.

Ai e ka dhënë një arsye se pse pushteti nuk e ka bërë rishikimin e buxhetit, e që sipas tij është mungesa e votave në Kuvendin e Kosovës.
Ahmeti, që është edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, tha se Qeveria është frikësuar ta bëjë rishikimin për shkak se nuk i ka 60 vota, e sipas tij nëse nuk do të kalonte atëherë do të vije në pikëpyetje legjitimiteti i Qeverisë.


“Nuk e di arsyen politike se pse nuk kanë shkuar në rishikim, por kjo mendoj se i hendikepon jo vetëm komunat, po i hendikepon edhe organizatat të nivelit qendror. Tash duhet të jemi më kreativ në atë se çka bëjmë, ne për shembull disa fonde prej një projekti i kemi vendosur në një projekt tjetër, të cilat unë jam i sigurt që sivjet kur Auditori e bën auditimin jo vetëm tonin, por të gjithave komunave do të gjejnë plot lëvizje të parave të cilat lehtë do të mund të bëheshin me një rishikim buxhetor. Mendoj që arsyeja kryesore se pse nuk ka shkuar ka të bëjë me numrat në Kuvend, sepse është një Qeveri që nuk i ka të sigurta 60 numra të deputetëve. Mendoj se nuk e kanë dërguar se janë frikësuar pak se nuk kalon. E një Qeveri që e sfidon vetën me votë në Kuvend dhe e humb votën, atëherë gjithmonë shtrohet pyetja e legjitimitetit të asaj Qeverie, kjo ka qenë arsye kryesore e që na shkakton probleme, por jo probleme të pazgjidhshme”, tha ai.
Këto komente kreu i Prishtinës i ka bërë gjatë një konference ku janë paraqitur projektet infrastrukturore të vitit 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?