A është arrestuar Adem Jashari dhe Hashim Thaçi? Berisha: Kurrë! Ja kush i përhap këto lajme

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë intervistës së dhënë në RTV Dukagjini, ka përgënjeshtruar lajmet dhe deklarata e pavërteta, të cilat thonë se Adem jashari dhe hashim Thaçi janë arrestuar nga policia shqiptare. Berisha tha se të gjithë këto janë trillime dhe janë gatuar nga kuzhina e Enver Hoxhës. Pjesë nga intervista: Është arrestuar Adem Jashari? Sali […]
Berisha tha se të gjithë këto janë trillime dhe janë gatuar nga kuzhina e Enver Hoxhës.
Pjesë nga intervista:
Është arrestuar Adem Jashari?
Sali Berisha: Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera.
Është arrestuar Hashim Thaqi?
Sali Berisha: Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë. Kjo është e kuzhinës së Enver Hoxhes …kjo është një fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhes..
Unë po e kuptoj që nuk dëshironi të lëshoheni në komente, megjithatë në 13.., megjithatë, për korrektësi në 13 gusht të vitit 2009, atëherë kryeministri Thaci i ankohej zevendës mbasadorit amerikan, dokumente të Wikileaks-it të publikuara, thotë që Berisha po na përzihet në punët tona të brendshme, pengojeni që të mos na përzihet?
Sali Berisha: Po, është e vërtetë që janë, po unë Uikileksin nuk e marr shumë për bazë sepse e vërteta është që ai mblidhte
Janë dokumente zyrtare!
Sali Berisha: Tani të them një gjë, unë kam konstatuar që ai ambasadori mblidhte cdo gjë nga gazetat edhe i çonte si lajme të mirëfillta, të jem i sinqertë me ju
Sali Berisha: Por në qoftë se është ankuar, absolutisht është ankuar për të mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha,… Shiko cilido që e njeh Sali Berishën ka një mënyrë dhe vetëm një veprim, i bëj gjërat publike. Unë shprehem publikisht, kjo ështe gjithcka, kurrë nuk bëj mbledhje të fshehta, kurrë nuk bëj tentativa të fshehta, unë gjithcka e kam publike dhe për mua kjo m’ka funksionuar, nuk them prandaj se sa është ankuar në 2009 , mund të jetë ankuar 100 here, ska asnjë vlerë kjo për mua. Se më the që spo t’përgjigjem për embargon.. por ka dokumenta ndërkombëtare që cilido që nuk do të shpifë për Shqipërinë shkon dhe i lexon… Dokumentat ndërkombëtare thonë se 96 % e naftës Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania
Nga Rumania?
Sali Berisha: nga Rumania dhe nga dikush tjetër, jo Danubi, jo Rumania e kto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorët i kishin plot. Kosova s’kishte naftë, gjysma e Kosovës, 2/3 e tokave të Kosovës mbeten djerrë, edhe kanë vazhduar të mbeten djerrë edhe disa vite mbas clirimit të saj sepse cmimi i naftës shkoi në stratosferë.
Unë publikisht kundërshtoja embargon por në të vertëtë unë zbatoja embargon, pra në qoftë se thosha nuk jam dakord me embargon e naftës edhe në OKB, unë prapë zbatoja se embargoja ishte ligji ndërkombëtar, dhe cfarë mund të ketë patur? Mund të ketë patur raste pkontrabande, këtë nuk e përjashtoj kurrë sepse cdo shtet mund të ketë …












