7 të vdekur në komunikacion që pas themelimit të Task Forcës

7 të vdekur në komunikacion që pas themelimit të Task Forcës

Që nga data 24 korrik, kur policia krijoi task-forcën për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, është rritur numri i dënimeve të shqiptuara, por aksidentet nuk janë zvogëluar. Nga 1400 tiketa sa Policia kishte shqiptuar përafërsisht gjatë një dite para datës 24 korrik, Policia e Kosovës pas kësaj date kur është krijuar task-forca ka shqiptuar […]

Nga 1400 tiketa sa Policia kishte shqiptuar përafërsisht gjatë një dite para datës 24 korrik, Policia e Kosovës pas kësaj date kur është krijuar task-forca ka shqiptuar 300-400 tiketa më shumë.

Përgjatë kësaj periudhe dy javore, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, derisa kanë ndodhur rreth 300 aksidente me të lënduar.

Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se duhet pritur ende që ky plan i parandalimit të aksidenteve rrugore të japë rezultate konkrete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë për Radion Evropa e Lirë se referuar statistikave për muajin korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, janë dy persona më pak të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore.

“Vlerësohet se angazhimet intensive të kapaciteteve policore për një siguri më ta madhe në rrugë kanë ndikuar edhe në rritjen edhe të numrit të tiketave të shqiptuara për kundërvajtje të ndryshme në trafik dhe natyrisht task-forca ka gati dy javë që ka filluar të implementohet dhe presim që në një periudhë optimale të kemi edhe efektet e para në terren”, thotë Hoxha.

Task-forca e Policisë së Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ndikuar që Klinika Emergjente në QKUK të ketë pasur më pak punë fundjavën që lamë pas. Kështu thotë drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Basri Lenjani.

“Me siguri ose kanë filluar dënimet, kemi më pak (të lënduar), sidomos sot deri në drekë nuk kemi të konfirmuar asnjë aksident, se zakonisht dita e hënë dhe e premte ka më shumti aksidente të shkaktuara”, thotë Lenjani.

Lenjani i tha Radios Evropa e Lirë se në tre muajit e fundit në këtë klinikë janë regjistruar nëntë vdekje nga aksidentet, mirëpo sipas tij, task-forca e krijuar nga Policia ka ndikuar që numri i të lënduarve të bie.

“Qershor, korrik dhe gusht kanë kërkuar ndihmë 1250 të lënduar, ndërsa i përket vikendit, kemi 36 raste të cilët kanë kërkuar shërbime emergjente mjekësore. Zakonisht numri sillet prej 12 deri 24 të lënduar në aksidente brenda 24 orëve”, thotë Lenjani.

Mirëpo, shoferët që janë shumicën e kohës në trafik, nuk vërejnë ndonjë ndryshim të madh që prej kohës kur ka filluar implementimi i task-forcës. Njëri nga ta i cili nuk ka dashur që t’i bëhet publik identiteti, ka thënë se vetëm me shqiptim të gjobave, nuk mund të vetëdijësohen shoferët.

“Kurrfarë ndryshimi nuk kam parë. Aty këtu ndonjë pikë me radar, nëpër qytet nuk ka patrullime. Tash para një ore i pash (Policinë), kishin dalë të restorant ‘Rugova’, por diçka shtesë nuk kam parë”, thotë ky shofer.

Edhe në 4-mujorin e parë të këtij viti, u shënuan shumë aksidentet me fatalitet, ku 29 persona humbën jetën.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas këtyre masave shtrënguese./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?