Gjashtë të rinj vullnetarë kanë nisur ta pastrojnë lagjen “Arbëria”

Një grup i përbërë prej gjashtë të rinjve prishtinas kanë filluar një aktivitet për pastrimin e disa lagjeve të kryeqytetit. Ata e filluan me lagjen ‘Arbëria’, në të cilën kanë hequr sasi të mëdha mbeturinash, dhe tani e kanë në plan të vazhdojnë edhe me të tjera lagje. Iniciatorë të këtij aktiviteti janë studentët Zjarr […]
Ata e filluan me lagjen ‘Arbëria’, në të cilën kanë hequr sasi të mëdha mbeturinash, dhe tani e kanë në plan të vazhdojnë edhe me të tjera lagje.
Iniciatorë të këtij aktiviteti janë studentët Zjarr Bujari dhe Nol Musa.
Zjarr Bujari ka thënë se përveç se po i shtohet bukuria e qytetit pas pastrimit, ky aktivitet do të ndikojë në vetëdijesimin e shumë qytetarëve.
“Ne të rinjtë po kemi shumë probleme, e këto probleme shumë shpesh po na humbin shpresat për të ardhmen. Por mendoj që problemet e shoqërisë nuk zgjidhen vetë, dhe duke e ditë këtë fakt, unë së bashku me shokun tim Nol Musa, morëm iniciativë për me ndryshu gjendjen e ambientit, duke ja nisë që prej lagjeve tona, të cilët janë shumë të papastra. Përmes kësaj iniciative rritet edhe vetëdijesimi i qytetarëve, pra me ia kujtu secilit qytetarë sesa ndikim të madh kanë në qeverisjen dhe mirëqenien e shoqërisë”, ka thënë Bujari.
Për këtë iniciativë të pastrimit të qytetit të rinjtë kanë marrë përkrahje nga qytetarët. Ata kanë hapur edhe një grup në rrjetin social Facebook me emrin ‘Të bashkuar për të mirën’, ku edhe aty kanë gjetur përkrahje.
“Fatmirësisht shumë njerëz në mënyra të ndryshme po na ofrojnë përkrahje. Gjithashtu ne kemi krijuar edhe një grup në Facebook, me titullin: “Të bashkuar për të mirën”, dhe aty kemi gjetur përkrahje morale, e cila është përkrahja më e rëndësishme për në. Për mjetet e pastrimit na ka ndihmuar kompania ‘Eco Clean’, dhe me ujë na ka furnizuar ‘Meridian’”, ka thënë Bujari për Insajderin.
“Ne të enjten e kemi zhvillu aktivitetin e parë, duke e pastru lagjen Arbëria, në të cilat kemi heqë sasi të madhe të mbeturinave. Tash në plan e kemi ta pastrojmë edhe lagjen Velania ditën e enjte, e mandej edhe lagjet tjera”, ka përfunduar ai.














