2 mijë të vdekur në aksidente rrugore që nga paslufta

2 mijë të vdekur në aksidente rrugore që nga paslufta

Kolegji “Tempulli” sot ka organizuar tryezë për shkak të ngritjes së numrit të aksidenteve me fatalitet kohët e fundit në komunikacionin e Kosovës. Aty u diskutua për masat parandaluese të organeve të sigurisë, si dhe fushatat sensibilizuese për të ulur aksidentet me të vdekur. Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks […]

Kolegji “Tempulli” sot ka organizuar tryezë për shkak të ngritjes së numrit të aksidenteve me fatalitet kohët e fundit në komunikacionin e Kosovës.

Aty u diskutua për masat parandaluese të organeve të sigurisë, si dhe fushatat sensibilizuese për të ulur aksidentet me të vdekur.

Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks të veçantë gjatë stinës së verës.

“Shikuar në përgjithësi në statistika veç pas lufte i kemi diku 2 mijë të vrarë në aksidente rrugore, janë rrethana paqe e jo lufte. Ky numër i statistikave na dërgon në një rrafsh tjetër ku është ekuivalent me një shtet në gjendje lufte”, tha Krasniqi.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

Gashi ka vlerësuar se edhe kjo ndihmon direkt në kuadër të politikave për komunikim me publikun, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

“Sipas statistikave të policisë numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën Janar-Qershor 2018 , krahasuar me numrin e aksidenteve në periudhës të njejtë të vitit të kaluar është më i vogël për minus 13.25 %, periudhën e njëjte krahasuese numri i aksidenteve me fatalitet gjithashtu ka shënuar rënie, minus 19.61%, numri i aksidenteve me dëme materiale gjithashtu ka shënuar rënie me minus 50.65% , ndërsa me lëndime trupore ka ngritje për 0.46%”, tha Gashi.

Drejtori i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës Sabedin Mehmeti, tha se pas marrjes së detyrës ka bërë analiza për aksidente prej vitit 2002.

“Përafërsisht numri mesatar prej vitit 2002 deri në vitin 2017 është 15,564 aksidente në vit, që është numër bajagi i madh për 10.800 km/katrorë e për 1 milion e 700 mijë banorë popullatë”,  tha ai.

Tutje ai u shpreh se 123 aksidente me fatalitet është numri mesatar në vit, që nga viti 2005 deri në 2017, ndërsa numri i të vdekurve 143. Ai shtoi se numri mesatar i gjobave sipas është 800 – 1000 në ditë, dhe se numri i tyre vetëm është rritur nga viti në vit.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli tha se ajo çka po vërehet më së shumti në Prishtinë është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion qoftë vertikal ose horizontal. Shqetësuese për të është edhe futja e kafshëve nëpër rrugët e kryeqytetit. Si rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët Pacolli i përmendi qentë endacakë.

“Shpesh herë flitet për aksidentet me fatalitet të cilat janë shqetësuese, normal dihet që në nivel Kosove kemi pas edhe humbje të familjeve të tëra, siç ishte rasti i Suharekës. Ajo çfarë më së shumti diskutohet brenda komunës së Prishtinës është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion, qoftë vertikal, qoftë horizontal, ku dihet sidomos në viset rurale është thuajse inekzistent, në ato rrugë ku janë rrugë të reja dhe pa dasht në asnjë moment që ta shfajësojë edhe Komunën e Prishtinës e cila është në nivelin e duhur, dhe kontrollimin e duhur dhe zbatueshmërinë e kontratave në ndërtimin e infrastrukturës së re”, tha ai.

Pacolli ka thënë se në Prishtinë gjatë këtij viti nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke parë numrin  e shumtë të aksidenteve, vlerësuan se duhet të dilet me hapa konkret me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?