Zyrtari i MZHE-së sqaron udhëtimet e tij 20-mijë-euroshe gjatë një viti

Drejtori i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Luan Morina, është sqaruar rreth shpenzimeve të bëra për udhëtimet jashtë Kosovës gjatë vitit 2017, për të cilat është raportuar dje në media. Ai ka thënë se Republika e Kosovës tashmë është nënshkruese e Traktatit të komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë e ka obligim […]
Ai ka thënë se Republika e Kosovës tashmë është nënshkruese e Traktatit të komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë e ka obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve të ndryshme siç është takimi i Këshillit të Ministrave, e që në mungesë të ministrit, është obligative që të përfaqësohet nga zv.ministri apo Drejtori i Departamentit të Eenergjisë në kuadër të MZHE-së, raporton Periskopi.
Morina ka thënë se gjatë vitit 2017, Kosova ka qenë organizatore e presidencës së takimeve në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe për këtë arsye ai është dashur që të udhëtonte në Vjenë të Austrisë për ta përfaqësuar Kosovën.

Ai ka thënë se të gjitha shpenzimet e bëra gjatë këtyre udhëtimeve janë të rregulluara, dhe si të tilla rimbursohen.

“Republika e Kosovës është nënshkruese e traktatit te komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë kemi obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve si në vijim:Këshillit të ministrave (MC) – pjesëmarrës Ministri/ Zëvendësministri dhe përfaqësuesi i PHLG (drejtor i departamenti të energjisë) Grupi përhershëm i nivelit te lart (PHLG) – drejtori i departamentit të energjisë Si dhe nivele te tjera siçjanë: Task Forcat, Forumet, Grupet koordinuese etj”, ka thënë Morina, raporton Periskopi.
Në sqarimin e tij, Morina ka treguar dhe shkresat që ka marrë për ta përfaqësuar Kosovën në takimet të tilla jashtë vendit.













