Zvicra largohet me kokën lartë nga Kupa e Botës, Suedia me shumë fat kalon në çerekfinale (Video)

Zvicra është eliminuar nga Kupa e Botës pasi u mposht me rezultat 1:0 nga Suedia në ‘Saint Petersbourg Stadium’ në 1/16-tën e finales Kombëtarja e Zvicres e dominoi takimin duke pasur posedimin e topit dhe krijoi raste të shumta, por nuk e gjeti rrugën e golit, shkruan Periskopi. Suedia kaloi tutje me golin e shënuar […]
Kombëtarja e Zvicres e dominoi takimin duke pasur posedimin e topit dhe krijoi raste të shumta, por nuk e gjeti rrugën e golit, shkruan Periskopi.
Suedia kaloi tutje me golin e shënuar nga Marcus Berg, i cili u devijua nga mbrojtësi zviceran Akanji.
Në këtë takim katër shqiptarët ishin titullar me Xherdan Shaqirin që ishte më i miri në fushë.

Suedia në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Kolumbi-Angli. /Periskopi/