Zvicër – Suedi: Kush do të fitojë?

Zvicër – Suedi: Kush do të fitojë?

Zvicra përballet sot kundër Suedisë në Shën Peterburg në kuadër të 1/8-s së finales në Kupën e Botës “Russia 2018”. Kombëtarja zvicrane është e favorizuar për një nuancë nga bastoret më të mëdha sportive. Por, ekspertët e ndryshëm të futbollit janë të ndarë sa i përket ekipit me gjasat më të mëdha për të arritur […]

Zvicra përballet sot kundër Suedisë në Shën Peterburg në kuadër të 1/8-s së finales në Kupën e Botës “Russia 2018”.

Kombëtarja zvicrane është e favorizuar për një nuancë nga bastoret më të mëdha sportive. Por, ekspertët e ndryshëm të futbollit janë të ndarë sa i përket ekipit me gjasat më të mëdha për të arritur çerekfinalen.

Zvicra luan pa kapitenin e saj, Stephan Lichtsteinerin dhe kjo do të jetë një mungesë shumë e madhe në fushë. Një tjetër mungesë që i shqetëson zviceranët është edhe ajo e mbrojtësit Fabian Schar. I pari do të zëvendësohet me Michael Lang, ndërkohë që i dyti nga Johan Djorou totalisht jashtë forme.

Suedia luan pa mungesa. Të dyja kombëtaret repartin më të mirë e kanë mbrojtjen, por në këtë ndeshje, siç e thamë më lart, Zvicra është e hendikepuar. Kësaj here, Zvicra repartin më të mirë e ka mesfushën, por Suedia as në këtë aspekt nuk qëndron prapa. Të dyja palët çalojnë shumë në fazën e sulmit.

Suedia e ka dyshen Berg dhe Toivonen në qendër të sulmit, por asnjëri nuk është i nivelit të qendërsulmuesve tjerë. E në fakt, në atë nivel nuk është as Josip Drmiq që pritet të luajë në vend të Haris Seferoviq.

Suedia i ka tejkaluar pritshmëritë e saj dhe nuk do ta ketë problem presionin. Por në Zvicër, gazetat dhe opinioni publik do të ishte mjaft i zhgënjyer nëse helvetët eliminohen sërish në këtë fazë të turneut. Marrë parasysh edhe mungesat, Suedia ka një përparësi të lehtë. Sidoqoftë, edhe kjo ndeshje pritet të jetë e mërzitshme – dhe një gol i vetëm pritet të vendosë gjithçka.

Parashikimi: Zvicër* – 0 – 0 – Suedi

Zvicra fiton pas penalltive shkaku i lojtarëve më me përvojë

Të fundit
Të ngjashme