Xhaka është fajtori kryesor pse Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës (Video)

Xhaka është fajtori kryesor pse Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës (Video)

Gary Neville e ka kritkikuar Granit Xhakën pas eliminimit të Zvicrës nga Suedia në Kupën e Botës Suedia eliminoi Zvicrën duke e mposhtur atë me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Forsberg, shkruan Periskopi. Gary Neville për këtë gol e fajëson Granit Xhakën dhe ka thënë që mesfushorit […]

Suedia eliminoi Zvicrën duke e mposhtur atë me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Forsberg, shkruan Periskopi.

Gary Neville për këtë gol e fajëson Granit Xhakën dhe ka thënë që mesfushorit të Arsenalit i mungon disiplina.

“Për atë gol, Xhaka është për turp. Ai u rrëzua dhe e la Forsberg-un që t’i ikte e të shënonte. Ndoshta ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe është ulur e ka menduar se ka bërë një ndeshje të mirë, se ka pasuar saktë dhe se ka bërë disa numra në fushë,” ka thënë Neville.

Dhe këtë gjë e kemi parë javë pas jave tek Arsenali. Atij i mungon disiplina. Nuk është një nga ata lojtarë që unë pëlqej,”. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme