Vritet djali i shefit të ISIS’it

I biri i liderit të Shtetit Islamik është vrarë gjatë përleshjeve me forcat qeveritare siriane. Lajmi për vdekjen e djalit më të ri të Abu Bakr al-Baghdadi është paraqitur në llogaritë e rrjeteve sociale të ISIS-it, transmeton AP. Aty përfshihej dhe fotografia e një djali të ri duke bartur armë dhe i identifikuar si Huthaifa […]
Lajmi për vdekjen e djalit më të ri të Abu Bakr al-Baghdadi është paraqitur në llogaritë e rrjeteve sociale të ISIS-it, transmeton AP.
Aty përfshihej dhe fotografia e një djali të ri duke bartur armë dhe i identifikuar si Huthaifa al-Badri.
Nuk bëhet i ditur se kur ai ishte vrarë, por thuhet se ishte një luftëtar i elitës derisa po luftonte trupat siriane dhe ato ruse në një qendër të energjisë elektrike në provincën qendrore Homs.
Al-Baghdadi është raportuar të jetë vrarë ose plagosur në shumë raste, por besohet se është ende gjallë. ISIS është larguar nga shumica e territoreve që dikur kontrollonte në Irak dhe Siri.












