Vllasi thotë që do të kërset lutfa nëse fillojnë pazaret me kufirin Kosovë-Serbi

Vllasi thotë që do të kërset lutfa nëse fillojnë pazaret me kufirin Kosovë-Serbi

“Nuk shoh se dialogu në mes të Kosovës dhe Beogradit që do të përfundojë shpejtë”, ka thënë Azem Vllasi për televizionin serb TV Prva, dhe e hedhë poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës sepse atëherë do të paraqiten problemet edhe më të mëdha. Avokati dhe ish funksionari në RSFJ si dhe këshilltari i presidentit të […]

Avokati dhe ish funksionari në RSFJ si dhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi konsideron se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg.

“Nga njëra anë kryetari i Serbisë vazhdimisht po përsëritë se marrëveshja është e mundur nëse arrihet ndonjë kompromis, por nuk tregon çfarë kompromisi. Ai e përsëritë tezën se nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, ndërsa dikush asgjë. Nuk thotë se çfarë dhe kush prej kujt duhet të fitojë dhe nëse Serbia mendon të fitojë diçka atëherë çfarë është ajo që Kosova i ka borxh Serbisë”, konstaton Vllasi.

Në pyetje se a do të thotë se ai e përjashton idenë për ndarjen e Kosovë, Vllasi thotë se mundësia e ndarjes së Kosovës është plotësisht e përjashtuar edhe atë për shumë arsye. “Si e para, këtë nuk do të lejojë faktori ndërkombëtar i cili e ka menaxhuar pavarësinë e Kosovës e as Brukseli, i cili tani po e udhëheqë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. As ata nuk duan të dëgjojnë se po bisedohet për ndryshimin e kufijve. Por edhe sikur të bisedohej për këtë, këtu nuk do të kishin pasur leverdi as Kosova as Serbia sepse do të hynin në një punë qorre”, thotë Vllasi.

“Çfarë do të thotë ndarja? Kur fillojmë të bisedojmë për kufij pëlcet problemi. Për cilën pjesë të Kosovës mendon Serbia pasi në të gjitha pjesët e Kosovës ka serb”, shton ai.

Gjithashtu, duke u përgjigjur në pyetje se a ka lëshuar pak pe Prishtina në kohën e fundit në qëndrimet e veta, Vllasi thotë se vetëm po krijohet përshtypja për këtë. “Realiteti është ndryshe, sepse në Kosovë nuk ka politikan i cili do të bisedonte për ndryshimin e statusit të Kosovës, gjegjësisht për atë që Kosova mos të jetë shtet dhe se duhet të pyetet Serbia se a do të jetë Kosova shtet apo jo. Pra, për këtë çështje ajo nuk ka bashkëbisedues, dhe unë do të kisha ditur shumë mirë sikur të kishte pasur”, përfundon Vllasi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?