Veseli lobon për vizat në Holandë

Veseli lobon për vizat në Holandë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën evropiane dhe në mënyrë të veçantë, për mbështetjen e Holandës, në procesin për liberalizimin e vizave […]

Në takim me homologen në Holandë, kryeparlamentari Veseli ka paraqitur të arriturat e Kosovës, ndërsa ka këtkuar që Halanda të marr qëndrim pozitiv në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Kryeparlamentari Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen dhe nuk do të shkelin detyrimet që dalin nga lëvizja e lirë. Duke e falënderuar homologen holandeze për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në vazhdimësi, kryetari i Kuvendit e njohu atë me përparimet në Kosovë në shumë fusha dhe angazhimet e institucioneve të saj për reforma që stimulojnë veçanërisht zhvillimin ekonomik.

“Përpjekja ime tanimë është shumë e qartë. Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. Pasi që kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara, duam që kah fundi i këtij viti qytetarët tanë të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Vizitat nëpër vende të BE-së, sikurse kjo e tanishmja në Holandë, kanë të bëjnë me përpjekjet tona për t’i bindur instancat më të larta shtetërore të këtyre vendeve që të ushtrojnë ndikimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave. Holanda është një nga mbështetëset kryesore të vendit tonë, e cila e ka njohur pavarësinë që në fillim dhe tani është investuese permanente në shtetndërtimin dhe progresin në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kryesenatorja holandeze, Ankie Broekers-Knol, tha se në Senatin e Holandës Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij, ndërsa konfirmoi mbështetjen për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës. Bashkëbiseduesit u dakorduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, ekonomike dhe diplomatike me interes të të dyja vendeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?