Trump e Putin do ta zgjidhin çështjen e Kosovës për një minutë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin do të takohet më 16 korrik në kryeqytetin finlandez, Helsink. Mediat serbe raportojnë se në takimin mes tyre do të diskutohet edhe çështja e Kosovës. Madje, shkruajnë se ky është një shans i madh që të dy liderët të bien dakord dhe të zgjidhet kjo çështje, […]
Gazeta serbe Blic e cila ka raportuar për këtë çështje duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se ky është plani i shtetit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiq për këtë samit mes dy presidentëve.
“Evropa nuk ka forcë, e as vullnet që t’i shtyjë shqiptarët që të bëjnë diçka. Prandaj, ideja është që Trump dhe Putin të bien dakord për këtë çështje të rëndësishme për ne, e pastaj Evropa e pranon atë si marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve”, citon Blici serb, burimet e saj diplomatike.
Sipas mediumit serb, Donald Trump dhe Vladimir Putin do të kenë kohë vetëm një minutë që të flasin për Kosovën, por aq kohë do t’ju mjaftojë që të gjërat të lëvizin përpara dhe të gjindet një zgjidhje e shpejtë.
“Trump dhe Putin do të vendosin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda këtij viti. Ky është një shans serioz për të dy vendet që të plotësojnë kushtet e parashtruara”, shkruan tutje gazeta serbe, e cila përmend disa nga opsionet e BE’së për zgjidhjen e kësaj çështje, por që kanë rezoltuar të papranueshme për dy palët e përfshira në dialog, Kosovë e Serbi.
Tutje, citohet edhe ambasadori i ShBA’së në Serbi, i cili ka deklaruar se brenda këtij viti mund të gjendet zgjidhja e çështjes së Kosovës. /Periskopi












