Tritol në banesën e një polici në Krujë

I vendoset lëndë plasëse banesës së një efektivi policie në Krujë. Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se më datë 29 qershor është vendosur lënde plasëse eksploziv, në banesën e policit me inicialet I. D. 52 vjeç, në fshatin Bubq të Krujës. Eksplozivi, i cili nuk ka shpërthyer, është konstatuar më 1 korrik. Blutë e […]
I vendoset lëndë plasëse banesës së një efektivi policie në Krujë.
Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se më datë 29 qershor është vendosur lënde plasëse eksploziv, në banesën e policit me inicialet I. D. 52 vjeç, në fshatin Bubq të Krujës.
Eksplozivi, i cili nuk ka shpërthyer, është konstatuar më 1 korrik.
Blutë e Krujës thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.












