Trajneri i Zvicres: Jemi të zhgënjyer pasi dëshironim kualifikimin në çerekfinale

Vladimir Petkovic e ka pranuar që kombëtarja e tij nuk e meritoi kualfikimin në çerekfinale dhe se ka pasur shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Suedia Suedia fitoi me rezultat minimal 1-0 takimin e 1/16-tës së finales kundër Zvicrës, shkruan Periskopi. Në këtë takim luajtë edhe shqiptarët, Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili, […]
Suedia fitoi me rezultat minimal 1-0 takimin e 1/16-tës së finales kundër Zvicrës, shkruan Periskopi.
Në këtë takim luajtë edhe shqiptarët, Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili, me këtë të fundit që kishte një rast të mirë për të shënuar gol.
“Jemi tejet të zhgënjyer, e gjithë skuadra është. Natyrisht se dëshironim më shumë. Por, njëkohësisht e urojmë ekipin e Suedisë, sepse e kanë bërë pikërisht atë për të cilën janë të mirë dhe ajo ka mjaftuar për të na mposhtur,” ka thënë Petkovic.
“Pasi shënuan një gol, është shumë vështirë të thyhen. Është dashur të bënim më mirë, por ishim më skuadra më inferiore dhe jo aq të mirë për ta fituar ndeshjen.
“Mungonte diçka në atë ndeshje nga ne, por në të gjitha takimet ku ka luajtur Suedia, kundërshtarët e kanë pasur të vështirë të zhvillojnë emocionet dhe momentet e nevojshme.
“Në 10 apo 15 minutat e fundit, u përpoqëm të luanim me më shumë emocion dhe ishte më mirë, mendoj. Megjithatë, në fund nuk mjaftoi,”. /Periskopi/