Trajneri e futbollistët e bllokuar në shpellë gjenden të gjallë – Por, nuk mund të dalin nga aty me muaj

Mrekullia ndodhi e fatmirësisht ata janë gjallë, por që të dalin në dritën e diellit do t’u duhet ende shumë mundim. Të 12 futbollistët dhe trajneri i tyre, të bllokuar prej ditësh në një shpellë në Tajlandë, janë gjetur gjallë, por atyre do t’iu duhet të mësojnë zhytjen, përkundryshe mund të presin me muaj të […]

Mrekullia ndodhi e fatmirësisht ata janë gjallë, por që të dalin në dritën e diellit do t’u duhet ende shumë mundim.

Të 12 futbollistët dhe trajneri i tyre, të bllokuar prej ditësh në një shpellë në Tajlandë, janë gjetur gjallë, por atyre do t’iu duhet të mësojnë zhytjen, përkundryshe mund të presin me muaj të tërë brenda shpellës në mënyrë që ujërat që përmbytën atë të tërhiqen dhe ata të dalin.

Grupi rezultonte i zhdukur prej 9 ditësh, përpara se të mund të gjendeshin nga zhytës profesionistë gjatë mbrëmjes së të hënës, buzë një shkëmbi të vogël e të thatë. Ekipet e shpëtimit po luftojnë tashmë me nivelet në rritje të ujit për t’u dërguar atyre më shumë furnizime të nevojshme.

Atyre mund t’iu nevojitet dërgimi i ushqimeve për të paktën 4 muajt e ardhshëm, sipas ushtrisë. Ishin pikërisht dy zhytës britanikë që kishin shkuar për t’iu bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit, ata që i gjetën djemtë mbrëmjen e së hënës.

Videoja e kontaktit të parë me ta u publikua në rrjetin social Facebook nga forcat speciale “SEAL” të Marinës tajlandeze. Djemtë shiheshin me ndihmën e elektrikëve të dorës në një shkëmb të thatë mbi ujë, duke iu përgjigjur pyetjeve të zhytësve e duke i informuar ata se ishin 13 të total dhe se që të gjithë i kishte marrë uria.

Ata u kërkuan specialistëve të zhytjes sesa gjatë do t’u duhej të qëndronin nëntokë, apo nëse mund të dilnin në atë moment, por përgjigjja që morën nga ekspertët ishte se duhej të prisnin ende, por tashmë ndihmat do të vinin nga jashtë sërish për ata.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?