Thaçi: Kam besim tek Kurz për të shtyrë përpara agjendën tonë evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në BE. “E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në […]
“E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Ka përkujtuar se Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër, siç ka thënë ai, mik i Kosovës, Austria.
“Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar tutje. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, ka përfunduar ai.












