Tetë fitore, shtatë humbje dhe dy barazime: Totali i Anglisë kundrejt amerikano jugorëve

Anglia do të përballet me kombëtaren e Kolumbisë në mbrëmjen e së martes e vlefshme për të kaluar në fazën e çerekfinaleve të Kupës Botërore Rusi 2018. Çifti i fundit i 16 finalistëve do të zhvillohet në Otkrytie Arena në Moskë prej orës 20:00. Me tetë fitore, shtate humbje dhe dy barazime është bilanci i […]
Çifti i fundit i 16 finalistëve do të zhvillohet në Otkrytie Arena në Moskë prej orës 20:00.
Me tetë fitore, shtate humbje dhe dy barazime është bilanci i kombëtares angleze kundrejt ekipeve të Amerikës Jugore, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Takimi i vetëm i zhvilluar mes Kolumbisë dhe Anglisë në një kampionat botëror ishte ai i vitit 1998 në Francë. Takimi kishte përfunduar me rezultat të barabartë.
Një pikë mjaftonte për Anglinë që të kalonte në fazën tjetër të eliminimit, por në 1/8 final ata do të eliminoheshin pas penalltive nga Argjentina./Periskopi/





