Tërmkolli: Atentatin ndaj Rugovës nuk ka dashur ta zbardh UNMIK-u

Tërmkolli: Atentatin ndaj Rugovës nuk ka dashur ta zbardh UNMIK-u

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, është njëra ndër aktivistet e para politike në Kosovë, në situatat më të vështira. Tërmkolli ka rrëfyer për momentet kur votoi kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989-të. “Isha 24 vjeçare në atë kohë. Miratimi i atyre amendamenteve ishte diçka shumë e dëmshme për Kosovës. Ishte vullneti i […]

“Isha 24 vjeçare në atë kohë. Miratimi i atyre amendamenteve ishte diçka shumë e dëmshme për Kosovës. Ishte vullneti i qytetarëve që na shtyri të votonim kundër atyre amendamenteve”.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, ka thënë se kishte shumë persona që shiteshin si delegatë në atë seancë ishin nga sigurimi i shtetit.

“Kishte disa persona që fare nuk ishin delegatë, por bënin presione në forma të ndryshme për të votuar ato amendamente për ndryshime kushtetuese. Kuptova se shumica prej tyre ishin njerëz të sigurimit të shtetit”, deklaroi ajo në “Personale” në RTV Dukagjini.

Tërmkolli tha se kishat, xhamitë e shkollat ishin vatra të aktiviteteve politike në ato vite.

“Aktivitetin politik e bëmë nëpër kisha, xhamia e shkolla, por aktivitetin kryesor politik e kishim në klubin e Shoqatës së Shkrimtarëve, por mbledhjet nuk ishin të gjata për shkak të rrethanave”.

Për periudhën e luftës, aktivistja e LDK-së, tha se ishte e rrezikshme futja në një luftë të shpejtë, sepse rrezikohej ekzistenca e shqiptarëve në Kosovë.

“Është e vërtetë që LDK-ja nuk e ka dashtë luftën në atë periudhë kohore, sepse rrezikohej qenia e jonë. Një luftë, në atë kohë, ishte rrezik i madh për ekzistencën e shqiptarëve në Kosovë”, ka deklaruar ajo, duke thënë se personalisht ishte ndër themelueset e Ministrisë së Mbrojtës.

Tërmkolli ka folur edhe për tentim atentatin ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“UNMIK-u nuk ka dashur të zbardh atentatin ndaj presidentit Rugova. Ai i ka pasur të gjitha të dhënat për Kosovën, pasi ishte e pamundur me gjithë atë personel, me një administratë disa mijëshe, të mos zbardh atentate që kanë ndodhë në dritën e diellit, po më duket pak e pamundur”, deklaroi Tërmkolli.

Përgjegjësi për mos zbardhen e vrasjeve të pasluftës ish-ministrja i ka hedhur edhe LDK-së.

“Ne si LDK nuk kemi bërë sa duhet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës. Është e vërtetë që institucionet politike nuk zbardhen raste, por është dashur të miratohen ligje për të ecur në këtë drejtim”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?