Tërmeti në Shqipëri la familjen pesë anëtarëshe pa shtëpi

Tërmeti në Shqipëri la familjen pesë anëtarëshe pa shtëpi

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin paraditen e sotme, ka shkaktuar më shumë dëme materiale në qarkun e Durrësit, ku edhe është regjistruar dhe epiqendra e tij. Shtëpi, pallate e dyqane të plasaritura e të dëmtuara janë raportuar në njësitë vendore të bashkive Durrës, Shijak e Krujë, konkretisht në njësitë vendore Manëz, Katund i Ri, […]

Shtëpi, pallate e dyqane të plasaritura e të dëmtuara janë raportuar në njësitë vendore të bashkive Durrës, Shijak e Krujë, konkretisht në njësitë vendore Manëz, Katund i Ri, Ishëm, Sukth, Maminas, Cudhi dhe Thumanë.

Shtëpia e Altin Kurtit në Manzë është dëmtuar plotësisht. Tavanet janë shembur, muret dhe dyshemeja janë çarë, duke e kthyer në të pabanueshme shtëpinë e familjes prej 5 anëtarësh.

I sapodalë nga spitali për shkak të sëmundjes kardiake nga e cila vuan, Altini pësoi një goditje të fortë gjatë tërmetit, ndërsa dy fëmijët e tij të vegjël ndodheshin brenda shtëpisë duke luajtur.

Fëmijët vetë tregojnë se u fshehën poshtë krevatit të prindërve të frikësuar nga goditjet e forta dhe tavanin që po u binte mbi kokë.

Teksa familjarët tregojnë për panikun dhe dëmet e pësuara, të tjera lëkundje sizmike godasin shtëpinë, duke e kthyer në një rrezik dhe hyrjen në të. Energjia është ndërprerë.

Kryeplaku i fshatit Skënder Huqi ka njoftuar menjëherë Emergjencat Civile për situatën e krijuar, duke kërkuar një çadër apo strehim të përkohshëm për familjen Kurti, të cilës i ka hapur dhe dyert e shtëpisë së tij në këtë situatë emergjence

Familja me tre fëmijë do e kalojë natën jashtë, duke u lutur që natyra t’u kursejë goditje të tjera dhe në pritje të ndihmës konkrete nga bashkia dhe kushdo tjetër që mund t’u vijë në ndihmë.

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit