Të gjithë kundër, por malazezët e përkrahin Thaçin në krye të bisedimeve me Serbinë

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i është bashkuar debatit të ngjallur së fundi lidhur me kredibilitetin e Presidentit Hashim Thaçi për ta udhëhequr dialogun me Serbinë. Sipas kësaj shoqate, Thaçi është personi më kompetent për ta drejtuar dialogun e Brukselit. “Presidenti Hashim Thaçi, si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet me […]

“Presidenti Hashim Thaçi, si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet me përvojë të cilën e ka arritur në procese të vështira bisedimesh, është sigurisht personi me kompetent dhe kredibil të udhëheqë bisedimet me Serbinë. Janë të pakuptueshme kritikat e disa partive politike shqiptare të opozitës, të cilat e kundërshtojnë udhëheqjen e bisedimeve nga Hashim Thaçi. Animoziteti personal dhe interesi politik duhet të përjashtohen në këtë rast, sepse nga ecuria e këtyre bisedimeve varet e ardhmja jo vetëm e serbëve dhe shqiptarëve, por e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ata kanë besim që bisedimet do të mbyllen me nënshkrimin e  marrëveshjes ligjore në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Me këtë marrëveshje do t’i vihet pika urrejtjes shekullore në mes serbëve e shqiptarëve, e cila ka sjellë luftë, ndarje e vuajtje pothuajse në secilën shtëpi. Është koha që kësaj t’i vijë fundi dhe së bashku me shqiptarët e serbët të ndërtojmë të gjithë një të ardhme prosperuese për ne dhe fëmijët tanë”, përfundon reagimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?