Tahiri: Udhëheqësia e Kosovës është e dobët në bisedimet me Serbinë

Tahiri: Udhëheqësia e Kosovës është e dobët në bisedimet me Serbinë

Ndikimet politike që Serbia po i bën në Kosovë, janë të rrezikshme, të dëmshme dhe nuk kanë të bëjnë me politika moderne evropiane, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Sipas tyre, politika aktuale e Serbisë në raport me Kosovën nuk është politikë e fqinjësisë së mirë dhe thellon edhe më shumë ndarjet midis dy […]

Sipas tyre, politika aktuale e Serbisë në raport me Kosovën nuk është politikë e fqinjësisë së mirë dhe thellon edhe më shumë ndarjet midis dy vendeve.

Roli i Serbisë në Kosovë vlerësohet se është fuqizuar dukshëm që nga momenti i formimit të Listës Serbe, subjekt ky politik që pranon funksionimin brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, por vetëm sipas direktivave dhe udhëzimeve politike të Beogradit dhe presidentit të Serbisë.

Përmes Listës Serbe, Beogradi, vlerësojnë analistët, mban peng ndryshimet e nevojshme kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës, pastaj zbatimin e reformave të nevojshme kushtetuese e ligjore, si dhe pamundëson vendimmarrje në raste të caktuara kur bëhet fjalë për zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Politologu, Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se ndikimi i Serbisë te popullata serbe dhe mekanizmat që po i përdorë, janë një politikë e rrezikshme, pasi që sipas tij, shteti serb në këtë rast përdorë mekanizmat shtetëror kundër një vendi tjetër dhe kundër një popullsie tjetër.

“Kjo nuk është në harmoni as me dialogun që po zhvillohet në Bruksel, që pretendon fqinjësinë e mirë dhe normalizimin e marrëdhënieve. Por, gjithashtu kjo nuk është në interes të serbëve të Kosovës sepse serbët e Kosovës po i bën me detyrim dorë të zgjatur të pushtetit të Serbisë, që do të thotë se nuk po ua pranon dinjitetin dhe integritetin kolektiv si popull që jetojnë në Kosovë, që i kanë të drejtat e barabarta si qytetarë të Kosovës, dhe që e mbajnë përgjegjësinë për zhvillimin dhe përparimin e vet brenda Kosovës”, tha Tahiri.

Ai thekson se politika kosovare duhet të jetë një politikë që i ofron të gjithë qytetarët, politikë e cila punon sipas parimeve të Bashkimit Evropian. Kosova, nënvizon Tahiri, duhet të jetë me e angazhuar në arenën ndërkombëtare për ta denoncuar angazhim negativ të Serbisë në Kosovë.

“Politika kosovare nganjëherë nuk është origjinale dhe nuk ka një dialog të brendshëm edhe me serbet e Kosovës, si dhe ndonjëherë nuk ka një platforme të qartë e cila inkorporohet me ligje dhe të themi edhe në kushtetutën e Kosovës. Udhëheqësia e Kosovës është e dobët. Nuk ka ndonjë politikë shumë të sinqertë, po gjithashtu edhe BE-ja nuk është shumë e qartë që me Serbinë të bisedoi në bazë të parimeve të mirënjohura të sjelljeve të shteteve në arenën ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër, analisti politik, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi se veprimet e Serbisë dhe ndikimi i saj në Kosovë përmes qarqeve të caktuara, janë veprime të fundit që dëshiron t’i ketë, pasi që sipas tij, faktori ndërkombëtar po insiston që Serbia të arrijë sa më shpejtë një marrëveshje normalizimi me Kosovën.

“Konsideroj se është karta e fundit që Serbisë dëshiron ta luaj, normalisht nën presionin e BE-së dhe SHBA-së, dhe gjithë faktorit ndërkombëtar i cili mendon se Serbia duhet t’i jap fund kontestit dhe përfundimit të dialogut me një marrëveshje ndërshtetërore. Normalisht duke pasur parasysh edhe qëndrimet diametralisht të kundërta nganjëherë të presidentit Vuçiq”, tha Hasani.

Ai thotë se ndikimet e me të mëdha të cilat po ndodhin janë ato përmes përfaqësuesve politikë të partisë Lista Serbe, që është pjesë e institucioneve të Kosovës

“Ajo çka vërehet dhe që është e pranishme kohët e fundit është përpjekja e paraqitjes së disa liderëve, të ashtuquajtur liderë politikë, dhe inkuadrimi i tyre në jetën politike përmes Listës Serbe të cilët kanë operuar me vite në pjesën veriore dhe dyshohen për akuza të ndryshme, për keqpërdorime të ndryshme apo edhe kontrabandë”, tha Hasani.

Nisur nga raportet post-konfliktuoze mes Serbisë dhe Kosovës, Bashkimi Evropian po e lehtëson dialogun politik dhe teknik mes dyja vendeve, në përpjekje të arritjes së një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?