Surroi: Kosova po bëhet më zi se Bosnja, Evropa i ka ndërruar qëndrimet

Publicistja Flaka Surroi ka botuar një tjetër shkrim në portalin Koha, ku është marrë kryesisht me çështjen e fazës së fundit të dialogut të Kosovës me Serbinë, shkruan Periskopi. Surroi ka qenë shumë e ashpër me presidentin Thaçi, për të cilin ka thënë se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e cila kërkon që të […]
Publicistja Flaka Surroi ka botuar një tjetër shkrim në portalin Koha, ku është marrë kryesisht me çështjen e fazës së fundit të dialogut të Kosovës me Serbinë, shkruan Periskopi.
Surroi ka qenë shumë e ashpër me presidentin Thaçi, për të cilin ka thënë se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e cila kërkon që të mandatohet nga Kuvendi i Kosovës për të kryer punën si kryenegociator në Bruksel.
Ajo e ka quajtur qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj si qyqare.
“Kjo Qeveri është më e keqja që kemi pasur deri tash. Është jofunksionale për punët që duhet t’i kryejë dhe është më zhvatësja e buxhetit shtetëror. Krejt vendimet që i ka marrë për më pak se një vit pushtet, kanë pasur pasoja të rënda financiare, dhe kështu do të vazhdojë të jetë përderisa nuk mbahen zgjedhjet e reja.”
Ndërkohë që Surroi merret edhe me Evropën, për të cilën beson se i ka ndërruar qëndrimet dhe nga një Asociacion në përputhje me Kushtutetutën, tani kërkon Asociacion në përputhje me dy marrëveshjet e mëhershme.
Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.












