Spektakël në ‘Rostov Arena’: Belgjika thyen zemrat e ‘Samurajëve’ me një gol në sekondat e fundit (Video)

Belgjika e ka mposhtur me rezultat 3:2 Japoninë në ‘Rostov Arena’ Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ‘Rostov Arena’ ku u shënuan plotë pesë gola vetëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi. Japonezët shënuan dy gola të shpejtë për vetëm katër minuta, Haraguchi 48′, Inui 52′. Belgët u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin brenda pesë minutave, […]
Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ‘Rostov Arena’ ku u shënuan plotë pesë gola vetëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.
Japonezët shënuan dy gola të shpejtë për vetëm katër minuta, Haraguchi 48′, Inui 52′.
Belgët u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin brenda pesë minutave, Vertonghen 69′ dhe Fellaini 74′.
Kur të gjithë po i prisnin vazhdimet, Belgjika me anë të një kundërsulmi në minutën e 94-të shënoi golin e fitores me anë të Chadlit.
Belgjika në çerekfinale të Kupës së Botës do të takohet me Brazilin./Periskopi/