Sot protesta e opozitës dhe shoqërisë civile para parlamentit

Sot protesta e opozitës dhe shoqërisë civile para parlamentit

Partia Demokratike do t’i bashkohet sot protestës qytetare për mbrojtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar, protestës së paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërishy në nisje të seancës parlamentare. Partia Demokratike, opozita shqiptare dhe shoqëria civile janë të vendosura për të mos lejuar shembjen e godinës dhe ngritjen mbi të, mbi truallin […]

Partia Demokratike, opozita shqiptare dhe shoqëria civile janë të vendosura për të mos lejuar shembjen e godinës dhe ngritjen mbi të, mbi truallin publik, të kullave gjigande të një firme private. të gjitha palët e kanë konsideruar procesin korruptiv të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe me një p?7rfitim prej mbi 200 milionë eurosh.

Dje, kryetari i opozitës Lulzim Basha, iu bashkua si qytetar protetsuesve të përnatshëm të teatrit Kombëtar dhe bëri thirrje e premtoi: “I bëj thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari që në orën 10 të kundërshtojmë së bashku projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar! Opozita dhe unë personalisht, do jemi në krah të artistëve dhe qytetarëve deri në fund!”

THIRRJA E ALEANCES PER MBROJTJEN E TEATRIT: 

Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.
Ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe një seri ligjesh të tjera të Shqipërisë. Artistë, aktivistë, intelektualë e qytetarë kanë muaj që protestojnë kundër kësaj marrëzie e cila nëse kthehet në realitet rrezikon të zhdukë përgjithmonë një nga godinat më të vjetra dhe më domethënëse në Tiranë si edhe ti falë truallin publik më të vlefshëm një kompanie private.

KJO ËSHTË NJË VJEDHJE!
KY ËSHTË SHKATËRRIM!

Ditën e enjte, ne do të jemi përballë Parlamentit për të kundërshtuar me forcë marrëzinë dhe babëzinë. Mund ti ndalim nëse edhe ti bashkohesh!

Të presim të enjten ora 10:00 para Parlamentit!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?