S’ka fitues pas kohës së rregullt, ndeshja Spanjë-Rusi shkon në vazhdime (Video)

Spanja dhe Rusia kanë luajtur baraz 1:1 pas 90 minutave në Luzhniki dhe tani fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve, ose pas penalltive ‘Stuhia e Kuqe’ nuk ka arritur që ta mposht Rusinë pas 90 minutave dhe tani kualifikimin në çerekfinale do ta kërkojë pas vazhdimeve, shkruan Periskopi. Spanja kaloi e para në epërsi pas […]
‘Stuhia e Kuqe’ nuk ka arritur që ta mposht Rusinë pas 90 minutave dhe tani kualifikimin në çerekfinale do ta kërkojë pas vazhdimeve, shkruan Periskopi.

Spanja kaloi e para në epërsi pas autogilit të Ignashevich në minutën e 12-të, ndërsa Dzuyba barazoi në përfundim të pjesës së parë me anë të një penalltie.

Në pjesën e dytë ‘Furia e Kuqe’ dominoi takimin, por nuk arriti që të shënonte golin e kualifikimit.
Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë në ‘Rusi 2018’ që shkon në vazdhime./Periskopi/