Sindikata e Doganës reagon për draft ligjin e pagave

Sindikata e Doganës reagon për draft ligjin e pagave

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganor në staf civil, duke vlerësuar se jo të gjithë të punësuarit mund të kenë detyra dhe përgjegjësi të njejta dhe unifikim të përshkrimeve të vendit të punës. Tutje është paralajmëruar se nëse situata në raport me Doganën nuk ndryshon, […]

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganor në staf civil, duke vlerësuar se jo të gjithë të punësuarit mund të kenë detyra dhe përgjegjësi të njejta dhe unifikim të përshkrimeve të vendit të punës.

Tutje është paralajmëruar se nëse situata në raport me Doganën nuk ndryshon, atëherë sindikata do të marrë të gjitha veprimet sindikale konform ligjeve, për ta mbrojtur interesin dhe mirëqenien e organizatës.

Përmes një njoftimi për media, kjo sindikatë vlerëson se kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civil, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganor, organizimit të Doganës së Kosovës do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare por edhe në mbledhjen e të hyrave, ku Dogana dhe punonjësit e saj që nga themelimi vlerësohen lartë në përmbushjen e këtij misioni dhe objektivave të shtetit.

“Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin,  rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga sipas draft propozimit te fundit nga grupi punues”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë, përcjell KosovaPress.

Ata kanë kërkuar nga Ministri i Administratës Publike, Yagcilar (sponzorues i këtyre draft ligjeve) nga grupi punues, të ketë parasysh propozimet e tyre si vijon:

·       klasifikimi/rangimi i koeficienteve të ketë pasur  parasysh statusin e veçantë të zyrtarëve doganor, kompleksitetin e punës së tyre, natyrën e punës në Doganë, kërkesat e punës për t’iu përgjigjur nevojave të shërbimit për punë në çdo kohë dhe në çdo kënd të territorit të vendit

·       Të ruhen dhe avancohet pagat e zyrtarve doganor duke u bazuar në statusin, specifikat doganore profesionalizmin, nivelet e organizimit doganor dhe dallimet në paga në mes secilit nivel;

·       Të mos finalizohet pa i pasur parasysh vërejtjet, komentet dhe propozimet dhe pa i integruar ato në të. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?