Shtohen edhe 138 veteranë

Shtohen edhe 138 veteranë

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti shtetit i janë shtuar edhe 138 veteranë të rinj në listat e përfitimit të pensioneve. Aktualisht pensionin e veteranit e marrin 37.598 qytetarë Njëqindetridhjetetetë veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të pensioneve të […]

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti shtetit i janë shtuar edhe 138 veteranë të rinj në listat e përfitimit të pensioneve. Aktualisht pensionin e veteranit e marrin 37.598 qytetarë

Njëqindetridhjetetetë veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të pensioneve të veteranit. Plot 37 mijë e 598 përfitues pensionesh do të marrin pensione nga shteti.

Duke iu referuar statistikave zyrtare që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ia ka dhënë “Zërit”, numri i përfituesve të pensioneve të veteranëve në janar të këtij viti ka qenë 36 mijë e 794, në shkurt 36 mijë e 989, në mars 37 mijë e 44, në prill 37 mijë e 395, në maj 37 mijë e 460, ndërsa në qershor aktualisht 37 mijë e 598.

Vetëm për pensionet e 37 mijë e 598 veteranëve shteti ka shpenzuar 6 milionë e 353 mijë e 858 euro vetëm për një muaj.
Të paktën kështu thonë zyrtarët për informim në Ministrinë e Punës.
“Numri i veteranëve në pagesë për muajin qershor 2018 është 37 598, kurse shuma për këtë muaj është 6 353 858.50 €”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri, të cilën ua kanë bashkëngjitur shifrave zyrtare.

Për keqpërdorimet me listat e veteranëve nuk ka dashur të lëshohet shumë ish-kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku.

Ai ka thënë se nuk posedon fakte për keqpërdorim të këtyre listave, përveç përshtypjes së përgjithshme që i referohet për numrin e madh të veteranëve

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?