Shpend Ahmeti tregon detaje rreth ndarjes së VV’së

Shpend Ahmeti tregon detaje rreth ndarjes së VV’së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpjeguar në detaje procesin e ndarjes së tij dhe një grupi nga Vetëvendosje, duke kaluar në Partinë Socialdemokrate. Ahmeti në Rubikon të KTV-së ka thënë se brenda VV-së kishte grupe paralele vendimmarrëse për të cilat as ai si nënkryetar thotë se s’kishte dijeni. “Dallimet mbi të ardhmen se si […]

Ahmeti në Rubikon të KTV-së ka thënë se brenda VV-së kishte grupe paralele vendimmarrëse për të cilat as ai si nënkryetar thotë se s’kishte dijeni.

“Dallimet mbi të ardhmen se si e shohim subjektin Vetëvendosje, ngushtimi i hapësirës së veprimit, ngushtimi i demokracisë dhe ekzistimi i grupeve paralele vendimmarrëse jashtë asaj që kemi pas si subjekt. Ndarja ka qenë për arsye të forta sepse askush nuk do e kishte bërë veç pse kishte dëshirë”, ka thënë ai.

“Ka pas grupe të cilat unë nuk e kam ditur që marrin vendime. Ka qenë Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Liburn Aliu, të cilët kanë marrë vendime dhe unë nuk e kam dit… Kjo i bie që ka pas një mosbesim të thellë ndaj meje. Edhe atëherë, kur u fjalosëm, u thashë se qëndroni bashkë dhe i harrojmë. Po kur filloi me dalë një grup i madh i deputetëve atëherë e pashë që nuk mund të rri meqë kanë pas mosbesim të thellë ndaj meje”, shtoi tutje ai.

“Atë kohë kur është zgjedh Visar Ymeri kryetar është mbajt një mbledhje e gjatë në shtëpinë e Xhelal Sveçlës se çka nëse Shpendi kandidon. Kanë thënë po e bëjmë Visarin. Visari ka thënë, në rregull po pranoj unë dhe kanë thënë po i themi një orë më herët se po bëhet Visari. Edhe ashtu ka ndodh, një orë më herët më ka thënë që unë po dalë në terren dhe mendojmë që është më mirë të jetë Visari”, ka shtuar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nuk kishte ambicie për të kandiduar dhe nëse do ta kishin pyetur më herët atëherë sipas tij, kjo punë do të kryhej shumë më lehtë.

“Erdhi një moment, domethënë ky grupi që donte të dilte, i thoshte Albinit, na trego vetëm me një shenjë, që kjo nuk ka të bëjë vetëm me ty po me organizatën. Na trego që ti nuk je më i rëndësishëm se krejt Kosova”, ka shtuar ai për bisedat në mbledhjen e VV-së në atë kohë.

Ahmeti ka përmendur edhe fyerjet që janë bërë në drejtim të ish-aktivistëve të VV-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?