Shkëlqeu në Kampionat Botëror, ylli i Marokos përfshihet në një aksident fatal (Foto)

Futbollisti i Kombëtares së Marokos zhvilloi një sezon fantastik si me Schalken ashtu edhe me ekipin kombëtar. Amine Harit, pasi u kthye nga Botërori “Rusi 2018”, është përfshi në një aksident fatal që la të vdekur një person të moshës 28-vjeçare, transmeton IndeksOnline. Harit ishte duke vozitur një makinë të tipit Mercedes, kur shkaktoi aksidentin […]
Amine Harit, pasi u kthye nga Botërori “Rusi 2018”, është përfshi në një aksident fatal që la të vdekur një person të moshës 28-vjeçare, transmeton IndeksOnline.
Harit ishte duke vozitur një makinë të tipit Mercedes, kur shkaktoi aksidentin që la të vdekur një person.
21-vjeçari ishte shoqëruar menjëherë në Polici, të cilët ia konfiskuan pasaportën.
Ende nuk dihet se kush ka qenë duke vozitur, por siç thonë disa raporte, makinën e Harit ishte duke vozitur vëllai i këtij të fundit që është vetëm 14-vjeçar.
Pas këtij aksidenti fatal ka reaguar edhe klubi gjerman, FC Schalke.

