Serbia e ndarë në dysh sa i përket çështjes së Kosovës

Serbia e ndarë në dysh sa i përket çështjes së Kosovës

Çështja e Kosovës e ‘ka ndarë në dysh’ skenën politike në Serbi.Partitë opozitare atje tash e një kohë të gjatë po hedhin kritika të shumta drejt presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për qasjen dhe veprimet e tij karshi arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Strategjia e Vuçiqit që çështja e Kosovës mos të mbetet një konflikt […]

Çështja e Kosovës e ‘ka ndarë në dysh’ skenën politike në Serbi.Partitë opozitare atje tash e një kohë të gjatë po hedhin kritika të shumta drejt presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për qasjen dhe veprimet e tij karshi arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.

Strategjia e Vuçiqit që çështja e Kosovës mos të mbetet një konflikt i ngrirë në Ballkan, nga partitë e opozitës po shihet si një strategji në krah të së cilës Vuçiq po tenton të fitojë poena politik, shkruan “Kurir”.

Njohësi i çështjeve politike, dhe njëherësh drejtori i “Transparency” në Serbi, Vladimir Goati thotë se megjithëse se kompromisi me Kosovën është i domosdoshëm, opozita në Serbi do ta përdor këtë për ta sulmuar edhe më shumë presidentin e vendit.

“Kompromisi është i domosdoshëm. Mirëpo opozita është duke pritur detaje nga kjo marrëveshje që do të ishin të pakëndshme për popullin serb që ta sulmojnë edhe më shumë presidentin. Në vend që të arrihet një konsensus i brendshëm për çështjen e Kosovës, opozita i ka ngritur duart nga kjo. Ata nuk kanë një propozim të tyre për Kosovën, por gjithsesi i kritikojnë të tjerët që kanë një të tillë. Për atë arsye ata japin përshtypje që gjithçka që bëjnë është për përfitime politike. Të gjitha këto vijnë nga pozita nacionaliste, një gjë e tillë është totalisht e pandershme”, shprehet ai.

Nga njohës të tjerë të skenës politike në Serbi po konsiderohet se vendimet e Vuçiqit, qofshin ato të mira ose jo të mira, po kundërshtohen nga opozita serbe.

“Problemi është se ata nuk janë konstruktiv, politika është e bazuar në kritika, mirëpo në këmbim të tyre ata nuk ofrojnë propozime të tjera për zgjidhjen me Kosovën”, shprehet politologu, Boban Stojanoviq.

Vlen të theksohet se përplasje të ashpra kohëve të fundit ka pasur ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, me këtë të fundit i cili vazhdimisht ka akuzuar Vuçiqin se me veprimet e veta po i siguron Kosovës ulësen në OKB.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?