Sekretari amerikan Pompeo të enjten niset për në Kore të Veriut

Sekretari amerikan Pompeo të enjten niset për në Kore të Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të niset të enjten për në Korenë e Veriut për të vazhduar bisedimet për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit e njoftuan të hënën udhëtimin e zotit Pompeo. Vajtja për herë të dytë […]

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të niset të enjten për në Korenë e Veriut për të vazhduar bisedimet për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit e njoftuan të hënën udhëtimin e zotit Pompeo. Vajtja për herë të dytë në Korenë e Veriut vjen pas takimit historik të 12 qershorit në Singapor mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Pas takimit historik të 12 qershorit, Presidenti Trump tha se beson se Kim Jong Un është serioz për çarmatimin bërthamor. Por njoftime mediatike të kohëve të fundit citojnë zyrtarë të zbulimit amerikan të kenë thënë se Koreja e Veriut po mashtron Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetet bërthamore në disa objekte.

“Imazhet satelitore tregojnë përmirësime ose zgjerime të objektit bërthamor si dhe të objekteve të prodhimit të raketave. Të dhënat e zbulimit lënë të kuptosh se Pheniani po shton prodhimin e materialeve bërthamore, jo vetëm në Yongbyon, por edhe në objekte të tjera të fshehta.”

Bruce Klinger është ekspert për Korenë në Fonadacionin Heritage në Uashington dhe ish zyrtar i CIA-as dhe Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte të hënën lidhur me njoftimet.

“Nuk do të konfirmojmë apo mohojmë ndonjë raport të zbulimit. Ajo që mund të them është se po bëjmë përparime. Ambasadori amerikan në Filipine zhvilloi një takim me pjesëtaret e delegacionit të Koresë së Veriut dhe Sekretari Pompeo, sikurse thashë, do të niset drejt Phenianit nga fundi i javës. Ne do të vazhdojmë këto bisedime”, tha gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Disa analistë citojnë tetë marrëveshje të dështuara me Korenë e Veriut dhe thonë se udhëheqësit e saj autoritarë nuk do të heqin dorë kurrë nga rezervat bërthamore. Zoti Klinger thotë se ka shpresë edhe pse Pheniani mund të përpiqet të mashtrojë edhe këtë radhë.

“Amerika duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të mos lejojë një marrëveshje tjetër të gabuar, që është shumë e shkurtër, shumë e paqartë, e cila nuk ka detaje të tilla si ato që kishim në traktatet për kontrollin e armëve me Bashkimin Sovjetik.”

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, tha për një kanal televiziv të dielën se administrata ka një plan veprimi që mund të shkatërrojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut brenda një viti nëse bashkëpunon Pheniani. Ai tha se plani do të kërkonte transparencë të plotë të të gjitha programeve kimike, biologjike, bërthamore si dhe vendndodhjen e raketave balistike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?