Samurajët befasojnë Belgjikën, dy gola për katër minuta (Video)

Samurajët befasojnë Belgjikën, dy gola për katër minuta (Video)

Japonia është duke e mposhtur me rezultat 2:0 Belgjikën Në ‘Rostov Arena’ po luhet ndeshja e vlefshme për 1/16-tën e finales me Belgjikën që është duke humbur nga Japonia, shkruan Periskopi. Haraguchi shënoi gol të bukur në minutën e 48-të për t’ia dhënë epërsinë e parë ‘Samurajëve’ në këtë takim. Vetëm një minut pas këtij […]

Në ‘Rostov Arena’ po luhet ndeshja e vlefshme për 1/16-tën e finales me Belgjikën që është duke humbur nga Japonia, shkruan Periskopi.

Haraguchi shënoi gol të bukur në minutën e 48-të për t’ia dhënë epërsinë e parë ‘Samurajëve’ në këtë takim.

Vetëm një minut pas këtij goli, Eden Hazard kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin, por shtylla ndali goditjen e tij.

Takashi Inui në minutën e 52-të shënoi gol spektakular nga distanca për rezultatin 2:0

Belgjikë-Japoni 0:2 minuta e 55-të. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme