Salah përgënjeshtron mediat: Disa mund të mendojnë se ka përfunduar, por nuk ka përfunduar (Foto)

Mohamed Salah do të vazhdojë që të veshë fanellën e Egjiptit Shumë media ndërkombëtare raportuan se Salah do të largohet nga kombëtarja e Egjiptit pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi, por është vet ylli i Liverpoolit që ka dhënë shenja që nuk do ta bëjë një gjë të tillë, shkruan Periskopi. “Disa mund […]
Shumë media ndërkombëtare raportuan se Salah do të largohet nga kombëtarja e Egjiptit pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi, por është vet ylli i Liverpoolit që ka dhënë shenja që nuk do ta bëjë një gjë të tillë, shkruan Periskopi.
“Disa mund të mendojnë se ka përfunduar, por nuk ka përfunduar. Duhet të ketë ndryshime,” ka thënë Salah.
Some might think it’s over but it isn’t over. There needs to be change.
— Mohamed Salah (@MoSalah) July 1, 2018
E për spekulimet e shumta të mediave ka folur edhe një anëtar i Federatës së Futbollit të Egjiptit.
“Kjo është gënjeshtër e madhe. Asgjë nuk është e vërtetë, nuk e kuptoj se si CNN raporton për gjëra të tilla,” ka thënë Essam Abdel Fattah.
Ndryshe, Salah shënoi dy gola në Kupën e Botës në dy ndeshjet në të cilat u paraqit. /Periskopi/