Rekord i ri autogolash në këtë Botëror

Rekord i ri autogolash në këtë Botëror

Gjithsejtë 10 autogola janë realizuar deri më tani në këtë Botëror. Kampionati Botëror që po mbahet në Rusi, vazhdon të jetë sa i bukur ashtu edhe i çuditshëm. Autogoli i Sergei Ignashevichit, i realizuar në ndeshjen mes Spanjës dhe Rusisë shkruan një rekord të ri, transmeton ksp. “Golashënuesi” më i mirë i këtij turneu është […]

Kampionati Botëror që po mbahet në Rusi, vazhdon të jetë sa i bukur ashtu edhe i çuditshëm.

Autogoli i Sergei Ignashevichit, i realizuar në ndeshjen mes Spanjës dhe Rusisë shkruan një rekord të ri, transmeton ksp.

“Golashënuesi” më i mirë i këtij turneu është pa dyshim autogoli. Edhe po të mbledhësh golat e shënuar nga Harry Kane (5) dhe Cristiano Ronaldo (4), sërish nuk barazohet numri i autogolave, që janë gjithsejtë 10.

Autogoli i parë i këtij Botëror rezultoi vendimtar në eliminimin e Marokut, që bëri gjithçka për t’u rikthyer në garë, por pa rezultat. Në fund të ndeshjeve në grupe, nuk i shërbeu as Iranit, që për pak mund të kishte kaluar në raundin tjetër, por nuk arriti ta përmbyste Portugalinë.

Autogoli i realizuar në përballjen me Senegalin (1-2) ka peshuar shumë te Polonia. Sepse eliminoi një skuadër që teknikisht konsiderohej shumë më e fortë se vendi i fundit që mori në grup.

Gabimi i Ignashevichit nuk rezultoi vendimtar, sepse Rusia arriti të kualifikohej pas ekzekutimit të penalltive ndaj Spanjës, gjithsesi ishte autogoli numër 10 në këtë Botëror, që dyfishon rekordin e Botërorit “Brazili 2014” (5 autogola), teksa jemi ende në fazën e 1/8 së finaleve.

Të fundit
Të ngjashme