Rama: As gardh dhe as kampe refugjatësh, stabiliteti prioriteti ynë

Rama: As gardh dhe as kampe refugjatësh, stabiliteti prioriteti ynë

Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër barrën e saj të përgjegjësisë në një plan evropian për emigrantët. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun malazez Dushko Markoviç i pyetur në lidhje me krizën e emigrantëve, u shpreh se, “së bashku me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit kur […]

Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër barrën e saj të përgjegjësisë në një plan evropian për emigrantët.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun malazez Dushko Markoviç i pyetur në lidhje me krizën e emigrantëve, u shpreh se, “së bashku me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit kur filloi kriza e madhe e refugjatëve. Por në çdo tryezë kemi pasur një qasje të qartë. Jemi të gatshëm të marrim përsipër barrën tonë të përgjegjësisë në një plan evropian. Aq sa na takon objektivisht. Nuk kemi pse të jemi as vende gardhesh, as heronj. Kemi pasur 15-fishin e fluksit të një viti më parë. Por si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Evropës”, tha Kryeministri Rama.

Rama nënvizoi se, Shqipëria nuk është vendi për gardhe dhe për shfaqje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen jetët e tyre.

“Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por ne jemi popull emigrantësh. Jemi popull që ka një histori krenare shpëtimi të hebrenjve që ishin më të shumtë në numër në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore Sot në Shqipëri strehohen afro 3 mijë refugjatë iranianë. Dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë strehuar mbi 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga shtëpitë e tyre për shkak të spastrimit etnik të Sllobodan Miloshevic”, tha Kryeministri Rama.

“Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot”, theksoi Rama.

Ndërsa kryeministri malazez Dushko Markoviç u shpreh se, “për sa i përket emigracionit asgjë e re nuk po ndodh në krahasim me 2015. Fluksi i madh migrator nuk e ka kapur Malin e Zi. Në 2015-ën, Mali i Zi miratoi planin operacional ndaj migrantëve. Sot ka disa arsye politike manipuluese që thonë që ne do të ndërtojmë kampe refugjatësh. Kjo nuk do të ndodhë. Vendi do të jetë i gatshëm për çdo sfidë konkrete”.

“Vendi ynë ka pasur emigrantë. U kemi siguruar kushte jetese. Disa prej tyre kanë mbetur në Malin e Zi disa janë kthyer. Por është detyra jonë që t’i ofrojmë çdo lloj ndihme njerëzve të pafat dhe mbështetje. Solidariteti është diçka që bashkon edhe organizatat e mëdha”, tha Markoviç.

“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një qasje të përgjegjshme, nuk ka asnjë kërcënim as nga ana shqiptare. Ne nuk parashikojmë as vënien e gardheve, as vënien e kampeve, ne jemi të sigurt, stabiliteti është prioritet i dy qeverive tona dhe mendoj se me përpjekjet e përbashkëta mund të sigurojmë zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai, transmeton atsh.

NATO gjithashtu funksionon mbi parimin e solidaritetit, tha ai, duke shtuar se “është e vërtetë se ne kemi evidentuar një fluks më të madh të hyrjeve ilegale në Mal të Zi nga kufiri shqiptar por siç e dini Ministritë e Punë të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë para 10 ditësh kanë pasur një takim, kanë folur për këtë çështje”.

“Bashkërisht do të punojmë që kufijtë tanë të jenë më të sigurt, që dy vendet tona të jenë më të sigurta, që nëse ndodh një fluks i madh i emigrantëve tek dy vendet tona të sigurojmë obligimet tona, të ruajmë stabilitetin sepse stabiliteti është diçka që nënkuptohet për qytetarët tanë”, përfundoi kryeministri malazez. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?