Qeveria tregon se kur do të fillojë korrigjimi i kufirit me Malin e Zi

Qeveria tregon se kur do të fillojë korrigjimi i kufirit me Malin e Zi

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi muaj më parë, arriti të ratifikohej pas një aneks-marrëveshje të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez, Filip Vujanoviq. Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur para më shumë se 4 muajve, dy presidentët ishin dakorduar që pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion nga të […]

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi muaj më parë, arriti të ratifikohej pas një aneks-marrëveshje të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez, Filip Vujanoviq.

Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur para më shumë se 4 muajve, dy presidentët ishin dakorduar që pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion nga të dy shtetet, të rishikohen kufijtë dhe të mund të korrigjohen dhe korrektohen sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit.

Tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ekzekutivi njofton se ka lëvizje në drejtim të rishikimit të vijës kufitare.

Ata kanë bërë të ditur se Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërore të Kosovës tashmë kanë hartuar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlepit dhe Çakorrit.

“Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Kosovës ka hartuar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlepit dhe Çakorrit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Sipas tyre, pas krijimit të trupave të përbashkët në afat optimal do të nisë ky proces.

“Pas krijimit të trupave të përbashkëta ndërshtetërore në afat optimal do të nisë ky proces shumë i rëndësishëm për vendin”, thuhet më tej në përgjigje.

Ndryshe, duhet cekur se arritja e kësaj aneks marrëveshje mes presidentëve të dy vendeve bëri që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate të votonin pro ratifikimit të Demarkacionit./indeksonline/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?