Pse u bë sondazhi që e qiti Thaçin dhe PAN-in të parin?

Pse u bë sondazhi që e qiti Thaçin dhe PAN-in të parin?

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjatë ditës së djeshme një rezultat të një sondazhi në lidhje me votat që do të mblidhnin partitë parlamentare në Kosovë në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, shkruan Periskopi. Sipas këtij sondazhi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dilte e para me 30,8 […]

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjatë ditës së djeshme një rezultat të një sondazhi në lidhje me votat që do të mblidhnin partitë parlamentare në Kosovë në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, shkruan Periskopi.

Sipas këtij sondazhi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dilte e para me 30,8 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të kishte 23, Vetëvendosje (VV)21,2, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 10,4, Nisma 6,3 dhe PSD-ja 2,4.

Edhe nga rezultati i këtij sondazhi, koalicioni parazgjedhor PAN po të bëhej bashkë do të dilte pa vështirësi të mëdha para LDK-së, me 39,7 për qind.

Nga ajo që tregon KDI, del se koalicioni parazgjedhor ka shënuar rritje në kurriz të Lëvizjes Vetëvendosje. Subjekti i drejtuar nga Albin Kurti i ka humbur 6,3 për qind (nga 27,5 në 21 ,2) ndërkohë që PAN-i i ka fituar saktë 6 për qind.

KDI-ja ka bërë edhe një sondazh tjetër për kryenegociatorin e vendit, ku del presidenti i deligjitimuar i Kosovës Hashim Thaçi si i pari me 44 për qind.

Sondazhi lë përshtypjen se qytetarët e vendit nuk morën vesh nga skandalet gati të përditshme të Qeverisë Haradinajt. Por marrë parasysh kohën kur u bë ky sondazh, sepse zgjedhjet nuk do të mbahen as këtë të dielë e as në javët dhe në muajt në vijim, zor se ndjell besim.

Për më tepër, sondazhi paralel, në lidhje me kryenegociatorin e bën të dyshimtë edhe qëllimin e tij. Qëllimi mund të jetë thjesht legjitimimi i Hashim Thaçit si kryenegociator dhe zhvlerësimi i opozitës. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?