PSD: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun, të përfshihet Kuvendi

PSD: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun, të përfshihet Kuvendi

Partia Socialdemokrate është shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, pasi sipas kësaj partie, ai është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë. Nënkryetari i […]

Partia Socialdemokrate është shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, pasi sipas kësaj partie, ai është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë në një konferencë për media se është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të marrë rol udhëheqës në këtë proces të dialogimit.

“Kjo nënkupton që kuvendi duhet të jetë i përfshirë që nga fillimi e deri në fund. Legjitimiteti fitohet vetëm nëse kuvendi është i përfshirë në këtë proces përgjatë gjithë dialogut. Strategjia, platforma duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Ne si parti konsiderojmë se kjo platformë duhet të shërbejë si parim bazë dhe  udhërrëfyes në këtë proces. Kushdo që mendon se në dialog duhet të shkohet pa vija të keqe, e ka gabim. Kosova i ka disa çështje që nuk i diskuton me Serbinë, pasi ajo është  shtet”, tha Ymeri.

Ndërsa, Dukagjin Gorani, tha se duhet të ekzistojë një mekanizëm mbikëqyrës për procesin e dialogu.

“Kuvendi i Kosovës duhet që me votë të kualifikuar ta emërtojë bartësin e këtij procesi. PSD nuk mendon se ekziston një bartës i këtij procesi. Të mandatuarit duhet t’i japin përgjegjësi kuvendit për çdo gjë që arrihet në dialog. Kuvendi duhet ta ketë mundësinë për shkarkimin e të mandatuarëve nëse gjendet shkelje.  Kuvendi duhet ta formojë një grup të veçantë që do ta mbikëqyrë këtë proces dhe ky grup duhet të drejtohet nga opozita”, tha ai.

Ai tha se presidenti i vendin nuk është legjitim për të udhëhequr me dialogun.

“Nuk ka dyshim që Thaçi aspiron të jetë udhëheqës i dialogut, por PSD mendon se ai nuk ka legjitimitet, pasi Kuvendi i Kosovës është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë”, tha Gorani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?