Prokurori: Ende nuk ka persona të dyshuar për vdekjen e të riut në vendin e punës

Prokuroria Themeloer në Prizren në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës janë duke vazhduar hetimet në lidhje me vdekjen e Seldin Aliut, punëtorit 17 vjeç, që humbi jetën të premten tragjikisht në fabrikën e stiroporit “Sat Styro”, në Mushnikovë të Prizrenit. Në një deklaratë për KosovaPress, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, njëherësh koordinator për media […]

Në një deklaratë për KosovaPress, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, njëherësh koordinator për media atje, Petrit Kryeziu, ka thënë se prokurori i çështjes e ka njoftuar se inspektorati i punës ka dalë sot në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, por ende nuk ka dorëzuar një raport në organin akuzues.

“Derisa të sillet raporti i Inspektoratit të Punës vazhdon me mbet e njëjta gjendje, domethënë ende nuk ka ndonjë person të arrestuar apo dyshuar”, ka thënë ai.

Seldin Aliu sipas të dhënave të ofruara nga Policia në mesditën e së premtes ishte raportuar të ketë rënë në një nga makinat e përpunimit në fabrikë, dhe humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Ai në atë fabrikë kishte filluar dy javë më parë punën, për ta ndihmuar familjen që të dalë nga varfëria për pagën prej 250 eurosh për të cilën thuhej se ishte pajtuar të punonte ani pse në moshë të re.

Ligji i Punës lejon punën tek fëmijët prej 15 dhe 16 vjeç, mirëpo ata kanë drejtë të punojnë vetëm punë të lehta, jo në ambiente të mbyllura si dhe jo më tepër se 30 orë në javë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?