Produktet kozmetike që duhet t’i përdorni patjetër gjatë verës!

Produktet kozmetike që duhet t’i përdorni patjetër gjatë verës!

Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetike. Në verë duhet t’u jepni lamtumirën kremrave të pasura, kremit pudër me tonalitet të errët, për t’ua lënë vendin atyre me nuanca të lehta. Produktet që nuk duhet të mungojnë: 1. Për të pasur […]

Produktet që nuk duhet të mungojnë:
1. Për të pasur një fytyrë sa më të bukur, është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë.

Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë.

Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.

Rekomandojmë: Qumësht dhe tonik pastrues 2 në 1, i pasur me Vitaminen E, bën një pastrim të thellë të lëkurës suaj.

Në mbrëmje mund ta hiqni makiazhin me xhel pastrues.

Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur.

Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

Serumi hidratues: ai zbut dhe hidraton lëkurën, duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell.

Krem me faktor mbrojtës: është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës.

Qumësht për trupin: ky produkt i siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta.

Maska për fytyrën dhe trupin: këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën.

Krem BB ose CC: krem pudër me tonalitet të lehtë, që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell.

Kremi i duarve: duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara.

Kujdesi i flokëve: përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar