Presheva në rrezik, ftohet seancë e përbashkët e këshilltarëve shqiptarë

Presheva në rrezik, ftohet seancë e përbashkët e këshilltarëve shqiptarë

  Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 30 qershor 2018, shqyrtoi situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, duke e vlerësuar atë të rëndë e me përmasa të keqësimit të mëtejmë. Kjo gjendje kaq e rënduar, thuhet më tej në kumtesën e PDSH-së, vjen si rezultat i largimit të shqiptarëve nga […]

 

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 30 qershor 2018, shqyrtoi situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, duke e vlerësuar atë të rëndë e me përmasa të keqësimit të mëtejmë.

Kjo gjendje kaq e rënduar, thuhet më tej në kumtesën e PDSH-së, vjen si rezultat i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone, në mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë.

“Duke qenë se bisedimet Prishtinë-Beograd të udhëhequra e të lehtësuara nga Brukseli zyrtar janë në përmbyllje e sipër sidomos në raportin shqiptaro-serb, në kuadër të kësaj: Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës brenda pesëmbëdhjetë ditësh, për të sjell vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshi dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës”, thuhet në vazhdimin e Kumtesës së PDSH-së.

Lidhur me përgatitjen dhe organizimin e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, PDSH gjatë ditëve në vazhdim do të organizojë një takim të përbashkët me liderët e subjekteve politike në Luginë të Preshevës, shoqërisë civile dhe personaliteteve tjera me karakter kombëtar, përfundon kumtesa e PDSH-së.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?