Politikani zviceran bën shqiponjën, ka edhe disa fjalë për Xhakën e Shaqirin (Foto)

Politikani zviceran bën shqiponjën, ka edhe disa fjalë për Xhakën e Shaqirin (Foto)

Gjesti i shqiponjës nga futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, vazhdon të komentohet në vendin helvet, edhe nga politikanë të njohur. Në episodin e fundit të emisionit “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. […]

Në episodin e fundit të emisionit “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane:

“Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë “.

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin.

“Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori i emisionit parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?”

Me këtë rast, Blocher pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë.”

 

Të fundit
Të ngjashme