Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bashkë në patrollime deri më 31 gusht

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bashkë në patrollime deri më 31 gusht

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kane nisur sot patrullimet e përbashkëta. Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë. Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto […]

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkepunimit mes dy institucioneve.

“Sot po vazhdojmë në fakt me radhën e bashkëpunimit me vitin tjetër të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare. Ne vlerësojmë se kjo periudhë e bashkëpunimit ka qenë e suksesshme deri më tani, kjo është edhe arsyeja pse po vazhdojmë me këtë bashkëpunim. Ky është viti i tetë në fakt, 7 vite më parë ka filluar ky bashkëpunim e ky është viti i tetë që ne po e fillojmë sot dhe do të përfundojmë më 31 gusht. Do të ketë patrullime të përbashkëta, do të ketë pika të kontrrollit të përbashkëta, do të ketë aktivitet parandalues të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj shqiptare dhe ne do të vazhdojmë me turnin e radhës, ky është turni i parë”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq homologu i tij nga Shqipëria, Mitat Tola pati edhe një porosi për gjithë ata që ia mësyjnë bregdetit shqiptar.

“Sezoni turistik ka filluar, mjaft qytetarë të Kosovës dhe drejtues mjetesh vijnë në Shqipëri, në plazhet tona, në zonat bregdetare dhe atëherë është krejt normale që një pjesë e punonjësve të policisë rrugore të Kosovës të patrollojnë me ne. Kjo me qëllim për të garantuar më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve të Kosovës e për t’u dhënë atyre që ata kontrrollohen nga policët rrugor shqiptarë dhe kolegët policë rrugor të Kosovës. Është viti i tetë që ky patrullim ka vazhduar, është efikas dhe ka dhënë rezultate. Rezultatet janë në parandalimin e aksidenteve rrugore. Ajo që do të kërkoja unë si drejtor i Policisë rrugore është respektimi i normave të sjelljes. Synimi ynë është që të shkojmë në plazhë e të kthehemi shëndoshë, pra kujdes me rripin e sigurimit, kujdes në mos përdorimin e alkoolit, kujdes me parakalimet e mos tejkalimin e shpejtësisë. Ne jemi aty jo për të ndëshkuar normalisht, pà «r të parandaluar e për të dhënë ndihmë, për të këshilluar e për të ndihmuar në lehtësimin e fluksit të trafikut, pra çka ka detyra policia rrugore ne do t’i kryejmë më së miri. Kërkojmë nga qytetarët e të dyja vendeve, të Shqipërisë e qoftë Kosovës më shumë përgjegjësi në trafik me qëllim që pushimet më të vërtetë të jenë të gëzuara”, ka thënë ai.

Drejtorët kanë treguar se aktualisht në patrulla të përbashkëta po marrin pjesë tre ekipe me punonjës të integruar të Policisë rrugore nga dy vendet.

“Patrullimet janë paraparë që të mos jenë të veçuara por të integruar që do të thotë një polic rrugor i Kosovës do të patrollojë me një policë rrugor shqiptar dhe kjo e shtrinë gjeografinë e kontrrollit…më shumë besim, më shumë kontrrolle dhe më shumë efikasitet”, ka thënë ai.

E qytetarët kanë mendime të ndara për patrullimet. Disa mendojnë se janë të mira për garantim të sigurisë por ka edhe bashkatdhetarë nga diaspora që i konsiderojnë procedura që shkaktojnë vonesa, si Elmi Aliu nga Gjermania që kishte udhëtuar bashkë me vëllain nga pushimet në Kroaci për në Shqipëri dhe ka mbërri sot në Kosovë përmes kufirit në Vermicë.

“Tash po më doket që sivjet për 50 për qind është më mirë se vitin e kaluar, të Shqipërisë po na lëshojnë ma shpejtë se të Kosovës e ka shkojmë Kosova na lëshon e Shqipëria na mban më gjatë….Për shkaqe të sigurisë na po vijmë, nuk po du me ba shumë keq po Gjermaninë e Austrinë krejt i kalojmë dhe kur dyshon në dikë e ndalon dhe jo çdo makinë me ndalë e kjo për besë shumë vonesë”, ka thënë ai.

Ndryshe mendon vëllau i tij, Shefkiu.

“Po çka me thanë të bahet zemra mal kur i sheh dy palët veç një vërejtje Policia e Shqipërisë i ka pak uniformat e vjetra e është gjynah me i pa ashtu…na mburremi me Polici të Kosovës e Shqipërisë…edhe ma tepër  me kon aq ma mirë është kontrrollet ma të rreptë”, tha Aliu.

Ndryshe ky është viti i tetë i bashkëpunimit Kosovë e Shqipëri në patrullimet e përbashkëta policore gjatë sezonës së verës.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?