Pogba ka një mesazh për Messin

Pogba ka një mesazh për Messin

  Pas humbjes me Francën, Argjentgina i ka thënë lamtumirë ëndrrës që quhet Botëror. Në “Kazan Arena”, formacioni i Deschamps ka fituar 4-3 dhe ka siguruar një vend në çerekfinale. Paul Pogba, mesfushori i “Les Bleus”, ka komentuar fitoren dhe i ka dhënë një mesazh Leo Messi-t. “Argjentina është një skuadër e madhe. Kanë krijuar […]

 

Pas humbjes me Francën, Argjentgina i ka thënë lamtumirë ëndrrës që quhet Botëror.

Në “Kazan Arena”, formacioni i Deschamps ka fituar 4-3 dhe ka siguruar një vend në çerekfinale.

Paul Pogba, mesfushori i “Les Bleus”, ka komentuar fitoren dhe i ka dhënë një mesazh Leo Messi-t. “Argjentina është një skuadër e madhe. Kanë krijuar shumë raste ndaj nesh, ndoshta nuk kanë qenë aq sa duhet të shpejtë, por kanë luajtur mirë”, ka thënë ylli i United.

“Messi është një yll i futbollit, për mua mbetet më i miri në planet, pavarësisht nga humbja. Kur ndeshja ishte 2-1 për ata, nuk kam menduar se ishim të mundur. Shpresa vdes e fundit. Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen e ardhshme, duhet të vazhdojmë përpara”.

 

Të fundit
Të ngjashme