Po hetohen 150 raste për krime lufte të kryera nga serbët, ka dëshmi për 93 masakra

Po hetohen 150 raste për krime lufte të kryera nga serbët, ka dëshmi për 93 masakra

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke trajtuar kallëzimet penale, të cilat iu dorëzuan ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo ka nisur trajtimin e mbi 150 rasteve për krime lufte, ndërsa mësohet se ka dëshmi për 93 masakra. Prokurori special, Sylë Hoxha, thotë se disa prej lëndëve, tashmë kanë nisur të shqyrtohen dhe […]

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke trajtuar kallëzimet penale, të cilat iu dorëzuan ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo ka nisur trajtimin e mbi 150 rasteve për krime lufte, ndërsa mësohet se ka dëshmi për 93 masakra.

Prokurori special, Sylë Hoxha, thotë se disa prej lëndëve, tashmë kanë nisur të shqyrtohen dhe provat në këto lëndë pritet t’ia lehtësojnë punën kësaj prokurorie, raporton KTV.

Të enjten, kësaj prokurorie iu dorëzua edhe një libër me fakte dhe emra të të dyshuarave serbë për krime lufte në Kosovë.

Avni Mustafa thotë se iu deshën 17 vjet pune për të mbledhur prova dhe dëshmi për këto krime.

Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se në shumë raste në mungesë të provave dhe dëshmive, lëndët për krime lufte dështuan.

Prokurorët për krime të luftës vazhdojnë të kenë probleme për hetimin e këtyre lëndëve.

Javë më parë, Prokurorisë Speciale iu dorëzuan mbi 150 kallëzime penale me mbi 200 serbë të dyshuar për krime të luftës vetëm nga rajoni i Gjakovës.

Ky rajon konsiderohet si njëri prej rajoneve më të prekura nga krimet e luftës së Kosovës.

Misioni i EULEX-it, që deri vonë ka pasur kompetencat për trajtimin e rasteve me krime lufte, kishte hetuar krime në këtë rajon, por nuk ka pasur ndonjë të akuzuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?