Përfundon Pjesa e Parë: Fascinon Anglia me lojë mahnitëse

Përfundon Pjesa e Parë: Fascinon Anglia me lojë mahnitëse

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Angli – Kolumbi në kuadër të 1/8-s së finales së Kupës së Botës “Russia 2018” me rezultat të barabartë 0 me 0. Ashtu siç nuk pritej, Anglia u paraqit mjaft mirë duke e pasur më shumë posedimin e topit dhe duke krijuar më shumë raste shënimi. Poashtu, kombëtarja […]

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Angli – Kolumbi në kuadër të 1/8-s së finales së Kupës së Botës “Russia 2018” me rezultat të barabartë 0 me 0.

Ashtu siç nuk pritej, Anglia u paraqit mjaft mirë duke e pasur më shumë posedimin e topit dhe duke krijuar më shumë raste shënimi. Poashtu, kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate dukej mjaft e disiplinuar në fazën e mbrojtjes, shkruan Periskopi.

Më i dalluari te Anglia ishte Jordan Henderson që ofroi pasime shumë të sakta dhe e pamundësoi Kolumbinë që të krijonte rrezik nga mesfusha. Mjaft i mirë ishte edhe Harry Kane, i cili iu shkaktoi probleme të mëdha kolumbianëve duke e marrë vazhdimist topin jashtë 16 metërshit.

Te Kolumbia mjaft mirë u paraqit mbrojtësi Yerry Mina.

Të fundit
Të ngjashme