Për dhjetë muaj, Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës

Vetëm 26 ligje kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës, tash kur kanë kaluar 10 muaj nga legjislatura e re, e 7 muaj të këtij viti, raporton KTV. Vetëm 19 për qind është realizuar deri tash agjenda, ndërsa secila seancë përballet me probleme të njëjta, mungesë kuorumi, ose mospjesëmarrje në votim. Ata që e mbikëqyrin punën […]
Vetëm 19 për qind është realizuar deri tash agjenda, ndërsa secila seancë përballet me probleme të njëjta, mungesë kuorumi, ose mospjesëmarrje në votim. Ata që e mbikëqyrin punën e Kuvendit, pak kanë shpresë se kjo mendësi do të ndryshojë, duke e ditur qasjen e deputetëve.
Artan Murati nga KDI-ja ka thënë se puna e deputetëve nuk mund të numërohet me orë qëndrimi në sallë, por me produktivitetin që sjellin ata.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin për organizimin e punës në Kuvend. Deputetët ende nuk kanë informacion nëse do të shkojnë ose jo në pushime.
Por, sipas Rregullores së Kuvendit, gushti është pushim për ta dhe punës i rikthehen javën e dytë të shtatorit.












